Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger ka deklaruar se OSBE mund të lehtësojë dialogun për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, por nuk mund të marrë vendime politike.
Gjatë një konferencë me ministrin në detyrë të punëve të Jashtme, Gent Cakaj, Greminger u shpreh se OSBE në thelb mund të bëjë tre gjëra. Ne mund të sjellim ekspertizë teknike, së dyti tu kujtojmë shteteve anëtare të OSBE angazhimet që kanë shtetet pjesëmarrëse dhe së treti të lehtësojmë dialogun.
“U kam thënë të gjitha bashkëbiseduesve tw mi se çfarë OSBE mund dhe nuk mund të bëjë. OSBE në thelb mund të bëjë tre gjëra. Ne mund të sjellim ekspertizë teknike, së dyti tu kujtojmë shteteve anëtare të OSBE angazhimet që kanë shtetet pjesëmarrëse dhe së treti të lehtësojmë dialogun. Këtë mund të bëjmë. Ajo që nuk mund të bëjmë është të marrim vendime politike. Shpresojmë që rekomandimet e ODIHR po merren seriozisht”, u shpreh ai.