Apeli gjerman për politikën shqiptare/ Merrni përgjegjësitë, luftë krimit dhe korrupsionit

Premte, 25 October 2019 13:55

Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, deklaroi se vendi i saj ishte i angazhuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, ndërsa shtoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të saj, por ndërkohë Shqipëria duhet të vazhdojë të kryejë reformat: “Një administratë publike profesionale dhe transparente, një sistem i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore – të gjithë këta objektiva janë në interes të vetë Shqipërisë. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen”, tha Schutz.

Ambasadorja mori pjesë në datat 23 dhe 24 tetor në Konferencën e OSBE për Mesdheun si E Ngarkuara Federale për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme. Krahas kësaj në Ministrinë e Jashtme u zhvilluan konsultimet e përvitshme qeveritare mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Ambasadorja Schütz u takua dhe bisedoi gjithashtu me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

Pas bisedave ajo u shpreh: “Si vend mikpritës dhe shtet i kryesimit së Konferencës së OSBE-së për Mesdheun Shqipëria tregoi që merr përsipër përgjegjësi për arkitekturën rajonale të sigurisë dhe që së bashku me ne ndjek objektivin e konsolidimit të multilateralizmit.

Në si Qeveri Federale e përshëndesim shprehimisht këtë dhe do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë edhe më tej në kontekstin e e kryesimit prej saj të OSBE-së për vitin 2020. Bashkëbiseduesit shqiptarë në takimet e sotme më shprehën zhgënjimin dhe mungesën e mirëkuptimit për faktin, që para një jave në Bruksel nuk u mbërrit dot tek një „PO“ për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Edhe unë jam e keqardhur lidhur me rezultatin e konsultimeve në Bruksel.

Gjermania ishte angazhuar për një “Po“.

Sido që të jetë, premtimi i Selanikut mbetet – e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE!

Ne do të bëjmë gjithçka, që të vazhdojmë të mbajmë në krye të agjendës së BE-së interesin legjitim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hedhur hapat e radhës në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe të angazhohemi për një nisje të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit.

Por për këtë do të kemi sërish nevojë për argumente të mira. Ndaj është me rëndësi të jashtëzakonshme që Shqipëria të vijojë më tej përpjekjet reformuese të viteve të fundit, veçanërisht ato në sektorin e drejtësisë, sikurse dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për këtë qëllim duhet që të gjitha forcat politike – dhe këtu përfshihet edhe opozita joparlamentare – të tërheqin litarin në një drejtim e të marrin përgjegjësi.

Të gjitha reformat e nisura janë para së gjithash në dobi të popullsisë shqiptare.

Një administratë publike profesionale dhe transparente, një system i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore – të gjithë këta objektiva janë në interes të vetë Shqipërisë. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...