Denoncimi/ Bandat e Task-Forcës nga Tirana, aksion për gjobitjen e bizneseve nëpër rrethe

Premte, 25 October 2019 17:01

Ish-kryeministri Sali Berisha në një shënim në facebook ka denoncuar aksionin terrorizues tatimor që këto po ushtrohet nga banda me uniformë që po vendosin gjoba ndaj biznesmenëve. Sipas denoncuesve, task-forca ka ardhur nga Tirana, dhe po pëshkojnë këdo që u del përpara.

‘Ndal terrorit në Gjirokastër të narkoforcës së narkopolicisë!

Miq, një bandë me uniformë është vërsulur me tërbim me gjoba dhe terror ndaj qytetarëve të Gjirokastrës.!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këta banditë me uniforme dhe sjelljet e tyre banditeske ndaj banorëve të Gjirokastrës ju ftoj të ndiqni kronikën e publikuar nga portali i mirënjohur Jugulajm.net.

Prej dy ditesh në Gjirokastër, po qarkullojnë vemjet e Task-Forces së kryeqytetit të cilët po peshkojnë çdokënd që u del përpara që bie pre e provokimeve të ulëta.

Këto dy surretër të fotografuara me mjeshtëri nga miku yne i portalit Alban Bejko, i përkasin kësaj njësie e cila në 48 orët e fundit, ka bombarduar me gjoba minimalisht 150 euro, të gjithë ata që kanë patur fatin e keq të bien pre e gjahut te tyre. Janë dy punonjës policie të cilët duke shpërdoruar uniformën e Policisë së Shtetit abuzojne me detyrën në vendosjen e masave administrative tërësisht të selektuara.

Sipas informacioneve të siguruara nga terreni, këta dy policë, kanë kërkuar vlera të majme të hollash në këmbim të tërheqjes së masave administrative madje në tre raste “peshqit” kane rënë në rrjetën e tyre.

Nuk ngelet gjë tjetër veçse i’u bëjmë thirrje qytetarëve që udhëtojnë në akset e Qarkut Gjirokastër, të mos bien pre e gjahut të këtyre surretërve që po përdhosin uniformën e Policisë se Shtetit për hesapet e tyre.

Më poshtë ju servirim fotot e tyre për t’i fiksuar !

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...