Edi Rama tjetër favor për pasanikët/ Ulen taksat për makinat e luksit

Premte, 25 October 2019 16:38

Pronarët e mjeteve të luksit do të paguajnë më pak taksa përgjatë vitit 2020. Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.

Gjithashtu edhe pas amortizimit do të përcaktohet dhe vlera e shitjes. Ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me vlerën e tregtimit të mjetit që sipas ankuesve duhet të ulet vit pas viti.

 ‘Automjet luksoz’ konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: të kenë cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Po ashtu në draft propozohen edhe disa ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura.

Tashmë kamata 5 për qind për vonesën dot ë aplikohet vetëm pas 30 ditëve nga gjoba. Po ashtu në draftin për paketën fiskale të 2020 është parashikuar një ulje e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri.

Mbështetje do të ketë dhe për sportin, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri përmes uljes së tatimit për të ardhurat personale. Në draft janë parashikuar edhe disa ndryshime ligjore në kuadër të procesit të fiskalizimit./OraNews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...