Kreu i opozitës Basha vizitë më Washington, Rama nis diversionet

Saturday, 26 October 2019 21:01

Dëshpërimi i Edi Ramës pas dështimit të tij personal për hapjen e negociatave lexohet qartë tek mercenarët e tij, të cilët çdo ditë provokojnë me fantazinë e tyre. 

Mesohet se lideri i opozitës Lulzim Basha do të jetë së shpejti në SHBA në një axhendë të ngjeshur takimesh në Kongres, Senat dhe me përfaqësues të lartë të Administratës Trump. 

Por "Gruaja e Bilalit" mesa duket e ka më jetike se kurrë sot diversionin. Rama është konfirmuar tashmë si një partner i pabesueshëm. 

Mjafton të shihen dy qëndrime të njëpasnjëshme nga SHBA për të kuptuar se Lulzim Basha është tashmë partneri i besueshëm i tyre.

Së pari, deklarata e para dy javëve "Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”. 

Kthimi i vëmendjes se SHBA në Ballkan po i kushton rëndë Edi Ramës. Kriminalizimi i qeverisjes dhe korrupsioni i përhapur kudo, droga,  zvarritja e ngritjes së SPAK dhe BKH kanë tashmë një autor për SHBA. 

Ndaj mashtrimet dhe propaganda mjerane vetëm e nxjerr me zbuluar Edi Ramën në ankthin e tij të braktisjes nga të gjithë.

Modifikuar më Saturday, 26 October 2019 21:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...