Ish presidenti Bujar Nishani, duke folur në Samitin Global të Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë, ka vënë theksin në idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosvës dhe Serbisë.
Nishani deklaroi se kjo ide do të ishte një investim i rrezikshëm për Rajonin, por edhe më tej.
“Do të ishte investimi më i keq dhe i rrezikshëm jo vetëm për prespektivën e rajonit por edhe më tej. Historia ka një realitet që nuk ka asnjë vend pa minoritete. A do ishte e mundur që të përcaktoheshin territoret në bazë të arnive? Kjo është e pamundur.
Ndaj duhet komunikim, reflektim dhe marrëveshje të gjithëpranueshme. Duke mbajtur të gjallë frymën e bashkëpunimit, respektit reciprok, do të vijmë besoj në një zgjidhje të përbashkët.
Do doja të theksoja se demokracia mbeten në gjykimin tim çelsi i suksesit në sfidat para nesh.
Kështu duke ruajtur demokracinë kemi krijuar mekanizmin e duhur ku institucionet funksionojnë dhe modelet perëndimore të funksionojnë edhe në Europën Juglindore”, tha Nishani.