Ekzekutimi i Al-Baghdadi/ Reagon Berisha: Fitore e paqes dhe e sigurisë në botë

Diel, 27 October 2019 20:11

‘Një fitore e paqes dhe e sigurisë në botë’, kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, vrasjen e kreut të ISIS, Abu Bakr Al-Baghdadi, nga forcat amerikane, i cili konsiderohej si njeriu më i rrezikshëm në botë.

Me anë të një postimi në rrjet Berisha, thekson se Al-Baghdadi, ishte një terrorist barbar dhe kërcënim serioz për jetët e qytetarëve anë e mbanë botës, ndërsa falënderon edhe njëherë ekzekutuesit e tij.

Ja postimi i Berishës:

Nje fitore e paqes dhe sigurise ne bote!

Miq, sot presidenti i SHBA Donald Trump informoi kombin e tij dhe boten se ne nje operacion te njesive speciale te SHBA u eleminua fizikisht njeri prej perbindeshve me mizor te pas Luftes se Dyte Boterore, Abu Bakr Al-Baghdadi.

Themelues dhe udheqes i shtetit dhe Kalifatit terrorist Al-Baghdadi me grupet dhe ushtrine e tij terroriste mori ne menyrat me barbare jeten e qindra mijra njerezve te pafajshem, burra, gra, femije, te moshuar te te gjitha besimeve fetare dhe rracave njerezore!

Zoti i bekofte ata qe asgjesuan kete kryeterrorist te kohes si dhe flamurin dhe kombin e tyre amerikan!sb

Login to post comments