Lideri i opozitës Lulzim Basha dhe lideri i Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurti kanë drekuar së bashku sot për të biseduar mbi atë se cilat janë sfidat e Kosovës pas zhvillimit të zgjedhjeve ku tashmë ish opozita është mazhorance.
Pas takimit me shefin e “Rilindjes” Edi Rama, me ish liderin demokrat Sali Berisha, me Presidentin Ilir Meta, Kurti ka kaluar rreth tre orë në një drekë, i ftuar nga shefi opozitës Basha