Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim profesor Daniel Serwer. Përmes një postimi në facebook Meta shkruan se Kontributet e profesor Daniel Serëer në shërbim të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit, meritojnë mirënjohjen më të madhe.
“I lumtur të takoja profesor Daniel Serwer, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C.
Kënaqësi e veçantë që një ndër librat e tij “Nga lufta te paqja, Ballkani, Lindja e Mesme, Ukraina”, tashmë është përkthyer në gjuhën shqipe dhe do të jetë në dispozicion të lexuesve të interesuar.
Kontributet e profesor Daniel Serwer në shërbim të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit, meritojnë mirënjohjen më të madhe.🇦🇱🇺🇸” shkruan Meta.