Opozita e bashkuar prej disa ditësh ka ngritur grupet e saj të punës në nivel ekspertësh lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Kështu pas nisjes nga puna të ekspertëve të PD-së, edhe LSI ka vënë në funksionim grupet e saj të punës.
Paralelisht ekpertët po punojnë mbi propozimet e bëra nga OSBE/ODIHR, përmbledhur në formën e rekomandimeve pas votimeve të 30 qershorit.
Ekspertët do të punojnë mbi një draft që do të përmbledhë propozimet e opozitës së bashkuar, dokument që pritet të jetë gati në fund të muajit nëntor, dhe që do t’i propozohet mazhorancës dhe ndërkombëtarëve.