Nga Belind Këlliçi.
Nje eurodeputet ishte aq i habitur kur kishte takuar Elisen, sa menjehere kishte hyre ne Google per te mesuar diçka me shume per te. Ai na tha se ishte nisur nga veshja e saj qe kushtonte mijra euro.
Pasi kishte mesuar se si ajo ishte bere Drejtore e Doganave, se si kishte nje fature abuzimi prej 5 milione eurosh, se si kishte mbrojtur gjithfare krimineli, trafikanti droge e femrash, se si sebashku me Edi Ramen, ajo i kishte promovuar keta kriminele ne parlament, qeverisje, bashki e kudo, eurodeputeti i shokuar nga çfare kishte mesuar, i ishte drejtuar nje tjeter eurodeputeti duke i thene: “Si ka mundesi qe me kete korrupsion dhe inkriminim, keta kerkojne integrim, madje duke na bere dhe shantazh?!”.
Eurodeputeti tjeter qe ishte dhe me i zhgenyer se ky, i kishte kujtuar se si kur ishin ne opozite, partia e Elises bllokoi negociatat per nje kryetar qarku, se si si dergonin letra kunder liberalizimit te vizave duke thene se: “Nese lejohet levizja e lire, mijra emigrante do vijne ne vendet tuaja”, se si protestonin kunder antarsimit ne NATO, e se si genjyen cdo kancelari europiane me nje histori te shpikur si ajo e “Griseldes” se Kavajes!!!
Dhe pasi degjoi gjithe keto te verteta, eurodeputeti qe kishte takuar Elisen, u bind se keta nuk e duan integrimin, dhe as drejtesine e pavaruar, pasi ata jane te paret qe do te duhet te japin llogari per shume zullume.
Eurodeputetet e njohin mire Elisen dhe sojin e saj dhe e dine fort mire qe keta nuk merren seriozisht per asgje qe thone, apo bejne!