Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se deri më tani nuk ka asnjë vendimmarrje nga ana e organizatës për të ngritur baza ushtarake në Shqipëri.
“Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO. Deri tani nuk ka pasur asnjë vendimmarrje për sa i përket ndërtimit të bazave ushtarake në Shqipëri”, theksoi ai gjatë një konference shtypi me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
“Ne kemi diskutuar me sekretarin e Përgjithshëm në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ashtu siç e kemi bërë të qartë edhe gjatë takimit me Presidentin e Maqedonisë, ne jemi të vendosur në përpjekjet tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne jemi një vend anëtar i besueshëm i NATO-së dhe kemi besim për anëtarësim në BE”, tha Meta.