Presidenti Meta, konferencë me sekretarin e NATO: Aleanca, e rëndësishme për rajonin

Hënë, 28 October 2019 17:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Bruksel, ku prit në takim zyrtar nga sekretari i Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.
Në një konferencë të përbashkët për mediat, pas takimit, Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë që ka NATO në rajonin e Ballkanit dhe në gjithë botën.
“Në e kuptojmë mirë rëndësinë që ka aleanca në rajon”,- deklaroi Presidenti Meta. Kreu i shtetit përmendi kontributin që Shqipëria ka në misionet e NATO-së duke dhënë ndihmë dhe personal ushtarak, si pjesë e aleancës.
Kreu i shtetit u ndal edhe në projektin e NATO-s për të ndërtuar bazën ajrore në Kuçovë.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerësoi rolin e Shqipërisë në NATO dhe pjesëmarrjen e saj në gjithë misionet ku është kërkuar nga aleanca.

Ju luani rol të rëndësishëm, duke siguruar më shumë sigurinë në Ballkan. Me misionet që ka në Afganistan, për të luftuar terrorizmin në rajonin e baltikut, duke dërguar forca në Lituani. Të gjitha këto tregojnë angazhimin e Shqipërisë në NATO. NATO po realizon një bazë të re në Shqipëri, që do forcojë sigurinë në vendin tuaj. Vitin tjetër Shqipëria do marrë rol të rëndësishëm në sigurinë botërore, në OSBE. Është jetike. Bashkëpunimi i NATO me OSBE është shumë i rëndësishëm“,- tha Jens Stoltenberg.

Sekretari i NATO vlerësoi dhe investimet e Shqipërisë në fushën e mborjtjes. “Gjatë takimit diskutuam dhe rëndësinë e ndarjes së barrës me aleancën. Shqipëria ka investuar më shumë në mbrojtje. Diskutuam dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Falënderove Shqipërinë në rolin e dhënë në rajon për stabilitet dhe paqe. Shqipëria është një avokat i fortë për anëtarësimin e vendeve të tjera për në NATO. Shqipëria ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe pres me padurim që ky vend të anëtarësohet sa më shpejt”, tha shefi i NATO.

Login to post comments