Të mërkurën protestë, Kryemadhi thirrje për pjesëmarrje

Hënë, 28 October 2019 22:09

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet kërkesat e fermerëve dhe i përkrah ata në protestën e së mërkurës. Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi drejton gishtin nga qeveria, që sipas saj nuk mbështet fermerët.

“Ne emër të LSI mbështesim kërkesat e fermerëve dhe i përkrahim ata totalisht për protestën e së mërkurës. Ne kemi një program të qartë sa i përket subvencionimeve në bujqësi. Duke filluar që me bërjen e akrtës së fermerit, e cila do ta ndihmojë atë për të marrë rimbursimin e TVSH jo për të kaluar në kalvarin e korrupsionit dhe mos njohjes së TVSH. Kemi një program të qartë për blegtorinë. Kjo do të ndihmojë jo vetëm në rritjen e prodhimit të blegtorisë por do të ketë edhe mundësi shumë të mëdhaja për prodhimet dhe nënproduktet në blegtori. Angazhohemi seriozisht për ta dhënë fjalën tonë dhe për ta mbajtur fjalën”, tha Kryemadhi.

.
Kryemadhi i bëri thirrje policisë që mos kërcënojnë fermerët që do të dalin në protestë.

“Nga kjo foltore garantoj që do ti kemi sytë hapur për cdo punonjës policie që kërcënon fermerët ditën e mërkurë për të mos u bërë pjesë e kësaj proteste. Nuk mjafton që ju grabisin kafshatën e fëmijëve, por tashmë kanë shkuar edhe më lart për ti kërcënuar të paktën as mos ti lënë që të shprehin apo qajnë hallin e tyre në rrugë”, u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës së fermerëve ditën e mërkurë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...