Nuk fitohet vettingu duke i shërbyer Ramës

E Enjte, 31 October 2019 11:12

Edi Rama është pronari apo administratori i procesit të vettingut. Ky është një përfundim që e vlerësojnë vetë faktet dhe ajo që po ndodh me, gjyqtarët apo prokurorët që e kaluan vettingun apo edhe ata që presin radhën të dalin para komisioneve të verifikimit. Në të vetmet shkallë që Rama po haste vështirësi dhe gjyqtarët nuk po i përgjigjeshin në të shumtat e rasteve ishin Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë. Dhe të gjithë e dimë fatin e këtyre dy institucioneve, të cilat prej më shumë se një viti janë jashtë funksionit.

Po çfarë po ndodh sot? Gjyqtarët dhe prokurorët po vetë ofrohen që të duken mirë para shefit me shpresën se ai do ti ndihmojë për të kaluar sitën e vettingut. Kjo ndodhi me Arta Markun, me Donika Prelën, me gjyqtarë të shfaqur hapur në krah të Edi Ramës dhe rilindjes. Dhe pavarësisht ndërhyrjes së Ramës dhe ndikimit të tij për t’i nxjerrë të kulluar nga pisllëqet e tyre, kemi parë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka qenë i ashpër dhe ka rrëzuar vendimet shpërblyese të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Këta të fundit janë akuzuar nga media edhe për afërmit e me rilindjen dhe anën e errët se si u përzgjodhën aty ku janë sot. Madje kaq banale ishte shpërblimi sa nuk kanë munguar edhe pensione të posaçme për prindërit e anëtarëve të KPK-së.

Sot dosjet më të rëndësishme të korrupsionit ,trafikut  të drogave dhe blerjes së votave janë minuar, në mënyrë që degradimi i tyre të shpëtojë edhe kryeministrin Rama. Kujtojmë rastin Tahiri, prokuroria e shkatërroi dosjen dhe nga akuzat e rënda si ato të një grupi të strukturuar kriminal, mungesa e hetimeve e detyroi gjykatën të jepte vendim që Tahiri të dënohej vetëm për shpërdorim detyre dhe jo burg, por tallje, punë në komunitet. Dënimi i Tahirit është që të   ndihmojë Veliajn që të mbjellë pemë. Qesharake!

Po ashtu dosjet e famshme “339” dhe “184”të blerjes dhe shantazhit të votave, të dyja ende të pa hetuara, dhe pa zbardhura, ndonëse përgjimet e telefonit të kryeministrit Rama me krerë të bandave apo edhe vartësit e tij në sektin e rilindjes u bënë publike në të gjitha mediat apo edhe në korridoret e kancelarive të huaja.

NË çështje të tjera, kemi parë prokurorë e gjyqtarë që për të fituar kalimin e vettingut, i shërbejnë Ramës për të trembur protestues, si në rastin e  Unazës. Prokurorë që pavarësisht se është faktuar vjedhja e 40 milionë eurove nëpërmjet tenderit të Unazës, ende nuk kanë kryer asnjë hetim, dhe përgjegjësit që kanë dalë me zë e me figurë, disa janë në arrati e pushtetarë të tjerë nuk preken. Kjo po ndodh sot. Edi Rama u premton vettingun gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe këta të fundit i shërbejnë në një sistem që sot ndodhet në kaos./ REDAKSIONALE

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...