Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në Facebook, duke theksuar se parlamenti monist, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më qesharak.
Reagimi i plotë i Manjanit
Parlamenti monist i Edvin Kajmakut vijon të bëhet gjithnjë e më qesharak.
Tani duan të largojnë ndikimin Rus. 🤣🤣
Pra, dmth paska ndikim Rus dhe u dashka ta largojnë. Bravo për sinqeritetin!
Po mirë, fundja t’i largojnë Rusët! Mirë do bëjnë.
Le ta fillojnë me transparencën e kompanive OFF-SHORE në sektorin Bankar, në Energji dhe në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar, në zemrën e sigurisë kombëtare!!!
Të ndalojnë në vijim çdo investim tjetër OFF-SHORE, se ku i dihet mbase ka Rusë aty.
Me rezoluta deklarative të tipit bolshevik nuk trembet, por joshet Rusia të jetë më prezente. Në fakt duket sikur po e ftojnë Rusinë për më shumë prezencë…
Kot bëjnë si Amerikanë. Monistët nuk bëhen kurrë Amerikanë.