I denoncuar për kontrabandë, i bënë edhe atentat/ Ky është drejtori i ri i doganave

E Enjte, 31 October 2019 13:34

Mosrealizimi i planit të të ardhurave të 9-mujorit dyshohet se ishte një nga motivet e largimit të Gjokutajt, ndërkohë që zëvendësuesi i tij, Gjon Bardhi, është denoncuar më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një status të para disa muajve ish-kryeministri Berisha e akuzonte Gjon Bardhin për përfshirje në kontrabandën e mallrave kinezë që hynin në Shqipëri. Më herët, Bardhi ka qenë kryetar i Bashkisë në Fushë-Krujë, ku i ka shpëtuar edhe një atentati me tritol në vitin 2014.

Makina tip Benz e drejtorit të sotëm të Doganave ndodhej e parkuar pranë një lokali në fshatin Larushk, ndërsa Bardhi ndodhej në një dasëm.

Denoncimi tek Berisha:

Vjedhje të mëdha në doganat e vendit!
Doganieri dixhital denoncon:
Rrjet kontrabande të fuqishme
të një grupi zyrtaresh ku perfishihet drejtoresha e doganave, drejtori i kontrabandes, Mirjam Prifti, burri i drejtoreshës, biznesmenë, agjensi doganore etj.

Lexoni mesazhin e tij! Sb

“Pershendetje zoti Sali Berisha nga Doganieri Digital. Në Doganat Shqiptare Drejtori i Antikontrabandes Mirjam Prifti bashke me Burrin e Belindes Blendisin edhe Kryetarin e Doganës Tirane Petrit Koçiu bashkë me Agjencinë doganore LORI me axhentin LALAI po bëjnë kontrabandë me mallera kineze të cilat vijnë nga kina tranzit në portin e Pireut nga ketu i ndihmon me letra fallco THEODHORI ZBOGO ose shkurt Dhori Greku qe ka dy pashaporta atë Shqipëtare edhe ate Greke. Ky zotëria bën letra fallco si certifikata origjine etj. Ne daten 14-07-2017 eshte futur një kondinier me atlete nga Subjekti “NEITEN-CO “SHPK. Kondinieri me.numer FCU8525946 e ka ngarkuar një shofer Aleko me targa kamioni AA745JL/ACR788 që edhe ky ka pashaport greke për të gjithë kontrabandën qe ben Dhori bashk me Mirjam Prifti drejtorin e antikontrabandes. Kondinieri është bllokuar nga Shefi i departamentit GJON BARDHI i cili nuk është në linjen e Burrit te Belindes Blendisit edhe Mirjamit. Kondinieri është me letra fallco të bëra nga kryemjeshtri DHORI ose Greku sic i thonë shkurt duke filluar nga certifikata e origjines etj. Po këta zoterinj kanë kaluar disa kondinier me pjesë elektronike, aksesuar celularesh edhe me çanta, rripa, ora, atlete, celulare firmato gol. Agjencia doganore LORI me në krye LALAIN eshtë ajo që mer persiper të gjithë kondinieret me probleme në. Doganat shqiptare nga e cila edhe 1 muaj më parë ishit ju qe i denoncuat me numër praktike ku ai kondinier ka mare një gjobë prej 9 milion lek te reja. Ju bej të ditur qe LALAI bashke.me DHORIN kanë bërë kontrabandë edhe me BESMIR QEBININ ish Shefin e Departamentit të doganave shqiptare. Mirjami me Blendisin edhe Petrit Koçiun kanë çuar njerëz në tregun elektrik edhe tregun e medresesë për tu dhëne garanci tregetare që të bëjnë kontrabandë. Ju lutem publikojeni që të dalin të palarat e kontrabandes qe bëhet në këto momente në doganat shqiptare sidomos ditet e shtunave e kanë bërë si lojen e tyre perfekte kriminelët mafioz si MIRJAM PRIFTI, BLENDISI burri i BELINDES, PETRIT KOCIU e shume te tjere ne kupolen e doganave bashke me DHORIN qe ben transportin e kondiniereve edhe mushamave i.ndihmuar nga super agjenti LALAI i Agjencis doganore “LORI”. Ju pershendes DOGANIERI Digital e ju uroj nje dite te mbare.” Vjedhje dhe korrupsion e fallsifikim ne doganen e narkoshtetit Durres.

Në një denoncim të dytë, qytetari tek Berisha e denonconte Bardhin si të prëfshirë në kontrabandën e mallrave luksozë që u kapën në konteinerin e bllokuar në Durrës në fillim të prillit të këtij viti. Qytetari thoshte se Gjoni ka bërë presion tek punonjësit për të zhdoganuar konteinerin.

Denoncimi i dytë tek Berisha:

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e doganierit dixhital. sb

Pershendetje zoti Doktor Berisha. Jam një punonjes i doganes Durres qe do te lutesha shume nga ana juaj te mbetem anonim se me pushojne nga puna. Duke mare shkak edhe nga shkrimet ne media si edhe presionit qe po ushtrohet aktualisht ne keto momente nga Shefi i Departamentit ne drejtorine e pergjitheshme te Doganave nga GJON BARDHI qe Kondinieri i kapur edhe aktualisht i bllokiar me mallra kontraband firmato fallco te ardhura nga kina si Ora, Rripa, Syze, portofola edhe Atlete edhe kepuce sportive te cilat mbajne logon e markave te fuqishme boterore. Kondinieri ne fjale ndodhet i bllokuar ne ambjentet e doganes durres qe prej dates 01-04-2019 per tu zhdoganuar ne emer te subjektit ERVIS MECE me nipt L61809009A, por kondinieri ne fjale i perket shtetasit qe ju disa e keni denoncuar per futien e mallerave kontraband ARTUR DANAJ. Per te fshehur emerin e tij ka perdorur kunatin e vet ERVIS MECE. Presioni qe po behet nga GJON BARDHI eshte zakonisht i madhe sepse shefi i departamentit eshte i perfshire ne kontrabanden qe po ben ARTUR DANAJ qe gjithashtu eshte i mbrojtur nga shefi i krimit ekonomik te drejtoris MARSEL DULE. Gjon Bardhi sot ka bere mbledhie urgjente ne oren 9 duke bere presion per te derguar kondinierin drejt doganes Tirane per ta shpetuar se ka mare 50000$ kafe nga zoteria ARTUR DANAJ.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...