Zefi Mazi: Qeveria që pranon gishtin e ambasadorit

E Enjte, 31 October 2019 13:44

Zef Mazi diplomat i njohur, për shumë vite Shef i Misionit (ambasador) i Shqipërisë në OSBE, në OKB, në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës, në një intervistë të dhënë për gazetën dita ka folur mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Mazi ka folur në lidhje me veprimet skandaloze të ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, Borchardt.

I pyetur se pse në një shkrim të botuar pak kohë më parë ka kërkuar largimin e Borchardt, Mazi është përgjigjur se: “Unë kam kërkuar që ai të largohet sa më parë ose të japë dorëheqjen në një datë të caktuar. Kjo do t’i bënte nder, drejtësi dhe do të shtonte dinjitetin e humbur të vendit dhe njerëzve tanë, por edhe për vetë drejtuesit e qeverisë aktuale.

Ai është zgjedhur nga këta njerëz dhe jo nga OSBE në këtë post.Ai e ka për detyrë të mbrojë dinjitetin e popullit dhe të vendit të vet. Unë i qëndroj plotësisht mendimit tim: Për mua ky kryetar prezence ka humbur çdo kredibilitet për të vazhduar punë, për të qenë më tej i besueshëm në punën e tij te ne.

Me atë gisht ai ka ofenduar rëndë një shtet, një vend një popull. Unë nuk i hyj aspak analizës se pse ishin njerëzit në demonstratë etj. Nuk bëj as dashamirësin ndaj tij, nuk kam kompleks inferioriteti ndaj të huajve, por them me bindje se nuk kam parë dhe as dëgjuar të jetë bërë një gjest i tillë ofendues askund, në kaq shumë vite që kam në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike jashtë vendit. Sa i përket qëndrimit të OSBE ai është një turp më vete për OSBE-në, turp është edhe për ata që i dalin zot dhe e mbrojnë gjoja në emër të bërjes diplomaci apo politikë, se nuk kemi probleme me atë gjest, se ai punonka mirë”, tha Zef Mazi.

Duke folur mbi nënshkrimin e të ashtuquajturit mini-shengen ballkanik. Mazi thotë se kjo është një histori e vjetër, një ide dhe synim që shkon larg në historinë e ish-Jugosllavisë apo të Serbisë. “

Dihet se çfarë është thënë dhe përse janë hedhur ide e propozime të tilla. Por të vijmë te ky gjoja mini-shengen: së pari, duhet ditur dhe kuptuar mirë nga kushdo se çfarë është shengeni, zona shengen, përse është krijuar, cilët janë parametrat e saj, anëtarët (shtete të BE-së dhe disa të tjerë jo në BE), si hyhet, si dhe sa qëndrohet dhe për çfarë në zonën e shengenit, përfitimet, detyrimet, etj.

Rinovimi i idesë për gjoja mini shengen, pikërisht në këtë kohë – koha ka shumë rëndësi – kur bëhej diskutimi në BE për hapjen ose jo të negociatave me vendin tonë, është menduar e planifikuar mirë nga ideatorët. Ai shkon totalisht dhe vetëm në ndihmë e në përfitim të shtetit ideator, Serbisë, jo në favor të shqiptarëve.

Së pari, serbët kanë nisur bisedimet për anëtarësim në BE dhe po avancojnë; Së dyti, nga ky avancim, ata do përfitojnë nga politikat e tarifave dhe të taksave më të ulëta me BE-në, që rrjedhin nga këto bisedime për hyrje në BE;

Së treti, ata do përfitojnë tarifa e taksa të ulëta edhe prej vendeve në këtë të ashtu quajtur mini shengen, domethënë dy herë përfitim;

Së katërti, ndërsa serbët punojnë dhe afrohen me BE-në, nuk përjashtohet aspak që ne mund të na thuhet, “mirë e keni këtë mini shengen tani, përdoreni sa më mirë, bëhuni më të fortë përmes tij, ngrini nivelin tuaj dhe, kur të bëheni më të fortë përmes tij, të keni plotësuar edhe disa kushte të tjera, flasim përsëri për hapje negociatash; tani për tani nuk ka nevojë për më shumë”. Domethënë përsëri mbetemi jashtë, mbesim në klasë, humbasim, pavaresisht retorikës të lartë për lëvizjen e lirë dhe përfitimet.

Së pesti, kur ne lëvizim lirisht në zonën shengen, përse të mos bëhet kjo lëvizje lirisht edhe në këta dy vende, pa këtë të ashtuquajtur mini shengen?! Përse duhet ky mini shengen, kur kemi zonën shengen ku lëvizim lirisht?! Retorika me fjalë të mëdha se sa do të përfitohet nga kjo gjë është pritur me entuziazëm dhe është përshëndetur vetëm në Serbi! Ata e dinë mirë se vetëm ata përfitojnë në shumë plane.

Së gjashti, a janë konsultuar gjerësisht gjithë institucionet përkatës në vendin tonë për këtë hap? Cili ka qenë mendimi i tyre?

Së fundmi, përse është lënë jashtë Kosova në këtë bisedim apo të ashtuquajtur marrëveshje? A janë konsultuar institucionet legjitime përfaqësuese të Kosovës për këtë çështje? Përse është lënë jashtë Mali i Zi? A dihet nga qeveria jonë se Kosova, në Kushtetutën serbe, vazhdon të jetë pjesë e Serbisë? Nëse dihet dhe përsëri flitet e pranohet mini shengeni, mos bëhet qëllimshëm që ky mini shengen do të përfshijë Kosovën në të si pjesë të Serbisë, sipas kushtetutës serbe?

Të gjitha sa me lart duan përgjigje të qarta dhe sa më shpejt, ose gjithçka duhet pezulluar. Çdo gjë në lidhje me këtë hap duhej analizuar thellë më parë nga të gjitha institucionet tona, nga më i larti te më i ulëti në hierarkinë e institucioneve, të merrej mendimi i të gjithëve dhe të dilej me një qëndrim të unifikuar, të menduar mirë e të konsoliduar para se të merrej vendimi për të ecur në këtë apo në atë drejtim.

Ndërkohë, e gjitha kjo duket një arrogancë e pashembullt, një mospërfillje totale e raison d’etat. Asnjë shtet normal nuk do e lejonte këtë gjë. Sjellje, dhe qëndrime të tilla duhet të kishin mbaruar me kohë! Shteti mbahet nga institucionet, jo nga individët”, ka thënë diplomati.

Modifikuar më E Enjte, 31 October 2019 13:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...