Ka nisur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shqyrtimi i verifikimeve të Prokurorisë për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i dalë nga votimi i 30 qershorit 2019. Agim Kajmaku akuzohet se ka mashtruar duke mos e shënuar në formularin e dekriminalizimit, problemet gjyqësore që ka pasur në Greqi. Pasqyrimi i të dhënave të paplota ose të gënjeshtërta në formularin e dekreminalizimit e përjashton automatikisht një subjekt nga funksionet shtetërore.