“Gishti i mesit nuk jep leksione për median e lirë”, acarohet nga protestueset Borchardt: Nuk duhet të futeshin

Premte, 01 November 2019 10:23

OSBE po zhvillon ditën e sotme një tryezë të përbashkët  me temë “Forumi për zhvillimin e Medias”.

Por drejtuesi i tryezës dhe kreu i OSBE-së, Bernard Borchardt është pritur me prostesta në sallë nga gratë e Astirit, të cilat kanë thirrur njëzëri ‘Borschardt shame on you’, ndërsa kanë mbajtur në dorë disa pankarta me shënime tejet interesante.

Ambasadori i OSBE tha se i vjen keq që ndodhi incidenti, dhe se duhet të merreshin masa të mos hynin njerëz që nuk kanë lidhje me aktivitetin.

Në takimin e sotëm ku u fol për lirinë e medias, përveç ambasadorit të OSBE-së ishte i pranishëm dhe ai i BE-së Soreca, si dhe një grup gazetarësh dhe njerëzish të medias.

 
 
Login to post comments