Skenari për të shpëtar Kajmakun, avokati i tij akuza Prokurorisë për letërporositë

Premte, 01 November 2019 10:41

Sot po zhvillohet seanca në KQZ për mandatin e të dënuarit në Greqi por që Rilindja e bëri kryetar të Vorës, Agim Kajmaku.

Avokati i tij Isuf Shehu deklaroi gjatë mbledhjes se, “verifikimet janë të paplota nga ana e prokurorisë”.

Sipas tij detyrat e prokurorisë janë të parashikuara qartë. Te cilën ata nuk e kanë zbatuar. Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë asnjë vendim të formës së prerë ndaj subjektit Agim Kajmaku. Letërporositë nga institucionet e greke nuk kanë ardhur në organin e akuzës në Shqipëri. Kështu lind pyetja a është nisur kërkesa për këtë letërporosi?! Pa patur këto përgjigje nuk kemi një procedurë verifikimi të përfunduar.

Anëtarët e KQZ po marrin në shqyrtim kërkesën e prokurorisë, e cila duke iu referuar përgjigjeve të Interpol ka kërkuar shkarkimin e të zgjedhurit në 30 qershor.

Më herët Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zvarriste shqyrtimin e çështjes. Në shkresën dërguar këtij institucioni selia blu shprehet se nga Interpol është vërtetuar se Agim Kajmaku ka mbajtur emrin Jorgo Toto në Greqi dhe është ndaluar në vitin 2003 për falsifikim kartëmonedhash. Madje në deklaratë thuhet se kryebashkiaku ka pasur dijeni të plotë edhe se ka qenë në kërkim ndërkombëtar, por këto të dhëna nuk I ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

Image

 

Login to post comments