Shkarkimi i Kajmakut, Rama sërish nuk merr asnjë përgjegjësi

Premte, 01 November 2019 12:37

Edi Rama ka reaguar sërish pas vendimit të KQZ-së, për shkarkimin e Agim Kajmakut nga detyra e tij si bashkiak i Vorës.

Me një postim në Titter, Rama thotë se vendimi sot i KQZ-së tregon se PS nuk do të bëhet strehë e askujt, duke mos marrë asnjë përgjegjësi se ishte vetë ai që e zgjodhi Agim Kajmakun.

Ndërkohë Rama thotë se KQZ-ja tani është e pavarur.

‘KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje.

Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë’, shkruan Edi Rama në Twitter.

Image

Login to post comments