Shkarkimi i Agim Kajmakut, Alibeaj: Fitore e opozitës. Zgjidhja? Zgjedhjet e parakohshme

Premte, 01 November 2019 14:41

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, foli për vendimin e KQZ-së, i cili me vota unanime, vendosi sot të shkarkojë nga detyra kreun e bashkisë së Vorës, Agim  Kajmakun.

Ai tha se kjo është një prej fitoreve të Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se selia blu do të vijojë  pa pushim përballjen duke denoncuar çdo veprim të kundërligjshëm që kryhet nga qeveria dhe kryeministri, Edi Rama.

Sipas Enkelejd Alibeajt, zgjidhja e vetme që çliron Shqipërinë dhe lidhjet e krimit me politikën janë zgjedhjet e parakohshme. Ai u ndal edhe tek refoma zgjedhore, ku  dhe tregoi disa prej propozimeve të Partisë Demokratike.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Pyetje: Ishte për ju një fitore kjo e sotmja?

Po të duash ta konsiderosh si një fitore, po mund ta thuash me plotë gojë. Fitore të tilla opozita ka pasur. Nuk ndihemi aspak mirë se këtë njerëz me në krye këta kryebashkiakë, qeverisin sot shqiptarin e thjeshtë. E kemi denoncuar këtë çështje që në muajin gusht, por  është zvarritur nga institucionet. Ky vetë sot me të madhe thotë se ligji ka triumfuar. Pse? Sepse ka shkarkuar një kriminel nga posti i kryetarit të bashkisë. Pyetja që bën secili shqiptar, mirë që ka triumfuar sot ligji, kush e ka emëruar atë? E ka emëruar antiligji. Ne si shoqëri po vuajmë këtë plagë të aliazhit krim-politikë. Për këtë arsye është imediate dhe kjo është prova e fundit, por do të ketë edhe të tjera. Ka  pesë vite, ku ky njeri vijon me të njëjtën ritëm, nuk është rastësi, por është projekt politik për të vjedhur vota dhe për të qeverisur në mënyrë kriminale. Shkaku i vetëm është që të heqësh arsyen që gjeneron këtë fenomen.

Unë besoj se zgjidhja, janë zgjedhjet e parakohshme, sepse ne besojmë se pas 5 vitesh që refreni i opozitës, por edhe ndërkombëtarëve është plaga e madhe e kriminalizimit të politikë dhe unë besoj se kjo është zgjidhja. T’ia japim të drejtën publikut shqiptar dhe të bëjë zgjidhjen e madhe dhe të presë nyjen Gordiane. Kjo është një situatë anoramale, e pranojnë të gjithë. Reformën  zgjedhore ka thënë Bundestagu se atë duhet ta bëjmë bashkë.  Pyetja është se pse duhet ta bëjmë reformën zgjedhore, pikërisht sepse kemi një deformim të madh të përfaqësimit të qytetarëve.  Rama kërkon kokëfortësi, kërkon reformën të njëanshëm. Ne kemi dhënë ofertë dhe ata nuk duan. Ne kemi thënë se kjo nuk duhet të bëhet midis dy palëve të mëdha, por duhet diçka tjetër, duke qenë se vota nuk është pronë e partisë politikë, por pronë e shqiptarit të thjeshtë. Pra duhet të bëhet në konsultim me shoqërinë civile. Prandaj kjo shkon më shumë se sa kaq. Ne jemi gati për të përpunuar dhe të adresojmë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...