Edi Rama iu rikthye sot tërthorazi fabulës së zhgënjimit që pëson me kandidatët që e gënjejnë kur i cakton për funksione publike.
Kryeministri reagoi sot pas shkarkimit të kryebashkiakut Agim Kajmaku nga KQZ-ja, duke lavdëruar institucionin se dënoi dikë që shkeli ‘besimin’ e tij.
https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/Screen-Shot-2019-11-01-at-2.00.32-PM-300x74.png 300w, https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/Screen-Shot-2019-11-01-at-2.00.32-PM-768x190.png 768w, https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/Screen-Shot-2019-11-01-at-2.00.32-PM-1024x253.png 1024w" sizes="(max-width: 1164px) 100vw, 1164px" style="margin: 0px auto; padding: 0px; border: 0px; outline: 0px; font-size: 19.2px; vertical-align: middle; background: transparent; max-width: 100%; height: auto; clear: both; display: block;">Ai e lëshoi sot Kajmakun, të dytin kryebashkiak që ka manipuluar formularin e dekriminalizimit zgjedhjet e fundit pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës, por as 1 muaj më parë e mbronte me zjarr në studiot televizive.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me pesë vota pro për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së prokurorisë e cila konfirmoi se ai ishte ndaluar në Greqi në vitin 2003 për falsifikim dokumentesh. Në atë kohë ai përdorte emrin Jorgo Toto.
Denoncimi u bë nga Partia Demokratike dhe u mohua deri në kërkesën e prokurorisë edhe nga Kajmaku, edhe nga Rama.
Identiteti i dytë i Agim Kajmakut
Tashmë është provuar se shtetasi Agim Kajmaku dhe shtetasi Jorgo Toto janë i njëjti person. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e sistemit TIMS, konfirmohet edhe nga gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut dhe Jorgo Totos. Pra rezulton se ai nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që ai është arrestuar në flagrancë në 14.1.2003 në Greqi për qarkullim të monedhave të falsifikuara.
Kajmaku ka thënë se ai është shpallur nga Gjykata e Janinës si i pafajshëm më 12 shtator të këtij viti. Dke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, Kajmaku nuk mund të ushtrojë funksione publike.
Tjetër ‘rastësi’, i njëjti Ramë
Pasi kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetrit iu vërtetua se ishte arrestuar, dënuar e dëbuar në Itali në vitin 2003, Edi Rama nuk do të gjente dot një alibi të fortë për përzgjedhjen e tij për kandidaturën e kryebashkiakut të Shkodrës. Zgjedhja e fjalëve ishte e njëjtë me ato për Kajmakun sot. Pjetri kishte lënë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e besoi.
“Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.” – do të shkruante mes të tjerash Edi Rama në rrjetet sociale më 16 gusht.
Lexoni më tej nga Lapsi.al:
Bie Shkodra/ Del dokumenti i arrestimit të Valdrin Pjetrit në Itali
Rama për Pjetrin: Fshehja e patolerueshme! Verifikim politikanëve
Por, siç e thoshte edhe vetë Rama më parë, vendosja e Pjetrit kryebashkiak në Shkodër ishte gjëja e duhur.
Ndryshe nga Kajmaku, Pjetri dha vetë dorëheqjen duke luajtur rolin e viktimës.
Rrëzimi nga postet i njerëzve të Ramës për shkak të lidhjeve me krimin është një film i stër-parë. Nuk duhet të harrojmë mbrojtjet tërë pasion që Rama i bënte Saimir Tahirit, Elvis Rroshit e Vangjush Dakos. Alibitë e kryeministrit kanë rënë në çdo rast dhe as ky i sotmi nuk bën përjashtim. Agim Kajmaku ishte një tjetër provë e dëshmi e fortë se PS është kriminalizuar, dhe në vend ti skarcojë kontigjentët e krimit, i përqafon, katapulton, e më pas përbaltet duke gënjyer për to. ©LAPSI.AL