Vllahutin vjen të inspektojë si po shkon kanabizimi

Diel, 03 November 2019 19:34

Ish-ambasadorja problematike e BE-së, e cila ishte avokatja më e madhe e qeverisë që kanabizoi Shqipërinë, u pa sot e vetme, e frikësuar dhe e paftilluar duke ecur nën portretet sovjetike që janë vendosur në bulevard nga bashkia e Tiranës.  Rishfaqja e saj në Tiranë, pas kaq kohësh që e ka dorëzuar detyrën, aq më pak e pashoqëruar dhe e vetmuar, zgjon kuriozitetin dhe dhe habinë e qytetarëve të rastësishëm.

Ndaj ish-ambasadores Vllahutin ka pasur mjaft kritika, si gjatë kohës së saj në detyrë ashtu edhe pas ikjes, nga opozita dhe faktorë të tjerë të cilët e kanë akuzuar atë direkt për “fshehje” të realitetit shqiptar, për mos denoncim e ngritje zëri kundër krimit, kanabizimit të vendit dhe keqmenaxhimit të situatës nga qeveria. Akuzat shkojnë për lidhje e bashkëpunim të saj me Ramën e Qeverinë e Rilindjes, pasi në raportin e vitit 2016 që ajo dërgoi pranë institucionit të BE-së, nuk është përmendur asnjëherë droga dhe kanabizimi, shqetësimi real për krimin e organizuar, trafikun e drogën, madje as atëherë kur nisi, as në lulëzimin e plotë e as derisa iku. Për të gjithçka ishte “ok” dhe raportet e përvitshme flisnin për “suksese” imagjinare të Qeverisë e Rilindjes.

Këto raporte dëmtuan vendin Shqipërinë dhe integrimin, pasi jo më larg se para disa ditësh eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, e prohoi me gojën e saj se raportet për Shqipërinë nuk kanë qene reale, “është e ditur që megjithëse Komisioni Europian është i prirur të heqë diskursin për përmirësimin e supozuar të situatës në Shqipëri, veçanërisht në raportet vjetore të publikuara nga Komisioni Europian, ku nuk është krejt imazhi që paraqitet”.

E vetmja përgjigje që të vjen në mendje se “çfarë kërkon Vllahutin në Tiranë, në këto ditë vjeshte”, një përgjigje reale si vetë raportet e saj është se zonja ka ardhur të inspektojë se si  po shkon kanabizimi i vendit! /55news.al

Modifikuar më Diel, 03 November 2019 19:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...