Mashtrimi i Veliajt dhe operatorëve/ U rrit çmimi i biletës së urbanëve por nuk ndryshuan kushtet (FOTO)

Diel, 03 November 2019 13:15

Në vitin 2015, pak muaj pasi mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj u kujdes të rriste çmimin e biletës së transportit urban në kryeqytet me 10 lekë, duke e çuar biletën në 40 lekë.

Pavarësisht se bashkia deklaroi se nuk do të kishte rritje të çmimit, sikundër kërkonin operatorët që zotërojnë linjat e transportit, në fund u dorëzua dhe publikoi disa kushte.
Një nga kushtet ishte përmirësimi i shërbimit, ku sanksionohej se në linjat urbane të Tiranës kondicionerët do të ishin në punë përgjatë gjithë kohës.

Se sa është respektuar ky kusht e dinë qytetarët, ndërsa nuk ka ndonjë të dhënë nëse Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Lali Eri ka ndërmarrë ndonjë sanksion në drejtim të kompanive apo operatorëve.

Por nëse do të kishte ndodhur, një gjë e tillë, do e mësonim, duke pasur parasysh se Lali kujdeset shumë për të shpërndarë në publik edhe vendosjen e një gjobe nga policia bashkiake, ndaj automjeteve që parkojnë në mënyrë të gabuar.

Një tjetër pikë që Bashkia angazhohej bashkë me operatorët që operojnë në transpotin publik në kryeqytet, ishte shkurtimi i kohës së pritjes në stacion.

Në atë kohë, pra 4 vite më parë, u trumpetua me të madhe se një nga arsyet që bileta do të rritej ishte përmirësimi i kohës, me pak fjalë do të shkurtohej jo vetëm koha e pritjes, por edhe distanca nga stacioni në stacion.

Sot janë sërisht qytetarët që mund të provojnë nëse ky premtim, që u përdor edhe si një argument pse do të rritej çmimi i biletës, është përmbushur ose jo.

Por me një vëzhgim të thjeshtë, pothuajse në çdo stacion urban, veçanërisht në lëvizjet e pikut, shikon grumbull qytetarësh që presin, më pas i duhet të shtyhen për të zënë jo një ndenjëse, por për të qenë brenda autobuzit.

Prej momentit kur u vendos që bileta në urbanët e Tiranës të bëhej 40 lekë, nuk ka ndonjë përmirësim real as të shërbimeve, as të kohës, as të sjelljes.

Qytetarët vuajnë pasojat, bashkia përmbushi dëshirën e operatorëve, dhe këta të fundit vijojnë të vjelin fitimet. /Boldenews.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...