Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama promovoi teknologjinë 5g ‘made in China’ Hauwei, të cilën kompania Vodafone do u ofronte si shërbim të ri abonentëve të saj, ka ardhur dhe reagimi i fortë nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka ngritur një pikëpyetje të madhe se çfarë fshihet pas këtij shërbimi të ri të cilën Vodafon kërkon tu ofrojë qytetarëve, ndërkohë që dhe vetë kryeministri Edi Rama e shiti si një arritje gjigante teknologjike, duke thënë se Shqipëria ecën me hapin e kohës.
Ajo që shihet në postimin e Ambasadës Amerikane përveçse një pikëpyetje është dhe një paralajmërim për qytetarët shqiptarë, pasi ky rrjet i ri mund të prekë të dhënat personale të gjithsecilit nga ne.
Ambasada amerikane me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka ofruar një artikull ndihmues, shpjegues dhe këshillues për të gjithë qytetarët përsa i përket risisë së teknologjisë 5G dhe mënyrën se si të mbrohen të dhënat personale digjitale ndaj saj.
Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
| Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja? https://bit.ly/2qdTWLf
| 5G wireless will soon be everywhere, but do you trust the companies that are building the 5G networks? How can you tell they won’t compromise your data? https://bit.ly/2qdTWLf