Edi Rama ka vendosur të tallet edhe me parlamentin, duke mos shkuar në interpelancën e kërkuar nga deputetët e emëruar nga po vetë ai në Kuvend.
Bëhet fjalë për një interpelancë të kërkuar nga deputetët e emëruar në opozitë për çështjen e Alvin Berishës.
Por Rama, si asnjëherë më parë në historinë parlamentare, ka vendosur të mos shkojë e të përballet me deputetët, por ka vendosur që tu çojë aty, Elisa Spiropalin.
Deputetët e emëruar në opozitë, kishin kërkuar një interpelancë me ministrin e Jashtëm, që është Edi Rama, por ai vetë ka dërguar në parlament të flasë në emër të tij, ministren e Shtetit për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropalin.