Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje të rinjve në të gjithë vendin t’i bashkohen turit të bashkëbisedimit me qytetarët në të gjithë vendin, i quajtur “Rrugëtimi për Shqipërinë”. “Sot fillojmë "Rrugëtimin për Shqipërinë, - shkruan Basha në Fb. - Ftoj çdo të ri dhe të re të më bashkohet sot në Elbasan në orën 17:00”.