“Do t’i nxjerrim ujin e zi”, Rama nuk zë mend pas atentatit ndaj Ndojës, sulmon sërish prokurorët

Tuesday, 05 November 2019 13:35

5 ditë nga atentati në drejtim të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Rama ka përgëzuar punën e policisë për zbardhjen e  ngjarjes kriminale (Ku derimë tani ka vetëm një të arrestuar, pa u specifikuar roli i tij) dhe paralajmëron se brenda muajit do të ketë një ligj special për personat e dënuar.

Rama ka paralajmëruar masa dhe ndaj KÇK-së, grupi i prokurorëve apo gjyqtarëve Kap Ça të Kapësh, që sipas tij do të përballen me një reagim frontal nga ana e qeverisë që ai drejton.

Pavarësisht se deklaratat e tij kundër prokurorit Ndoja u pritën me kontestime të forta, Rama duket se nuk zë mend, dhe vijon të ngatërrojë sistemin e drejtësisë me institucionet që janë në varësi të tij.

Rama shkruan:

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit, Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së.

Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë

Kujtojmë se për atentatin e ndodhur të premten ku u plagosën Arian Ndoja, Landi Muharremi dhe Andi Maloku është arrestuar derimë tani vetëm Redjan Rraja, i afërmi i deputetit të Ramës, Rrahman Rraja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...