Rama, ky “Lejfen” i Shqipërisë

E mërkurë, 06 November 2019 12:39

Brenda 24 orësh Ambasada amerikane në Tiranë reagoi sërish për diskutimin e ndezur në lidhje me teknologjinë 5G. Në reagimin e parë Ambasada bënte thirrje për të pasur kujdes nga Kina dhe kompania Huawei kur bie fjala për teknologjinë 5G, por Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G,” thuhet në njoftimin e ambasadës, që do të thotë se SHBA nuk janë kundër teknologjisë, por Kinës, sepse, sipas ambasadës, “është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojte të rrjeteve të saj.”

Por nuk është i këtij mendimi kryeministri Rama,  cili nxitoi ta shesë këtë “risi” si arritje të tij. A ka këshilltarë ky njeri? A bëri, minimumi një kërkim për të parë se kush fshihet pas kësaj “teknologjie” e për çfarë interesash?! Më 1 Dhjetor 2018, zyrtari i kompanisë “Huawei” u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Vancouver nga Policia Mbretërore, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara për mashtrim të institucioneve të shumta financiare, në kundërshtim me ndalimet e vendosura nga SH.B.A. Rama i ka qejf sfidat me të mëdhenjtë dhe bën të fortin, por SHBA, Franca apo Gjermania ta vënë kapelën sipas kokës dhe se këto lojëra prej Lejfeni nuk i shkojnë me ta dhe se këto le t’ia promovojë Rilindjes së tij. Asgjë nuk harrohet e as nuk kalohet lehtë dhe do të vijë dita kur të japë llogari për dëmet që po i shkakton vendit dhe marrëdhënie historike me SHBA dhe partnerët seriozë ndërkombëtarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...