Basha: Padrejtësia, lajtmotivi i futjes time në politikë. Koha të bëhemi bashkë

E mërkurë, 06 November 2019 17:49

ryetari i PD, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, ka treguar ndër të tjera cilësinë që e dallon atë nga politikanët e tjerë.

Gjatë bashkëbisedimit në turin e takimeve, kryeopozitari u shpreh se "Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politikë, është padrejtësia që shikoja në vend."

“ Ajo që më ka motivuar, që më ka futur në politikë është dhe pika ime më e fortë. Nëse do më pyesnit pse je futur në politikë, ma thuaj me një fjalë, që është e vështirë, do thoja arsyeja pse jam futur në politikë është padrejtësia. 

 

Ka qenë pikërisht para vitit 2005 ku prej 8 vitesh shikoja dhe përjetoja shumë keq gjendjen e vendit. Një pjesë të kohës isha student në Holandë, një pjesë të kohës punoja për organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Kisha mundësi për të ndjekur karrierën time më tej, por e dija që nuk do jetoja dot me veten time. Do vinte një moment që nuk do duroja dot veten time nëse nuk do bëja dot c'ishte e mundur në dorën time, aq sa mund të bëja në luftën kundër padrejtësive që kishte kapluar Shqipërinë. Jam i vendosur të vazhdoj deri në fund luftën ndaj padrejtësisë që ka qenë lajtmotivi i futjes time në politikë”, u shpreh lideri i Opozitës.

Ai pati edhe një apel për të rinjtë.

“Koha të bëhemi bashkë për ti dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, deklaroi Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...