Tarifat e studimit/ Premtimi i Bashës: 100% rimbursim për familjet në nevojë. Po punojmë me ekspertët e CDU

E mërkurë, 06 November 2019 17:50

Gjatë takimit me të rinjtë në Shkodër, kryetari i opozitës Lulzim Basha foli edhe për tarifat dhe kostot e studimit dhe atë çfarë do të bëjë Partia Demokratike kur të vijë në krye të qeverisjes së vendit.

Sipas Bashës, çdo familje me të ardhura nën minimumin jetik, do të rimbursohet 100%.

 

Lideri i opozitës shtoi se, sistemi aktual i arsimit është primitiv, kjo sepse arsimi dhe rinia janë dështimi më i madh i këtij kryeministri

 

“90 % e familjeve shqiptare nën minimumin jetik që duhet të mbështesin edhe studimin e flmijëve. Ne do ta rimbursojmë çdo familje me të ardhura nën minimumin jetik, rimbursim në masën 100%.

Paratë e kontratave të konçensioneve abuzive do të shkojnë për rimbursimin e studimit të studentëve. PD do ti anullojë këto konçensione. Sistemi aktual i arsimit është primitiv, kjo sepse arsimi dhe rinia janë dështimi më i madh i këtij kryeministri”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Ndërkohë, kreu i PD dha edhe një tjetër lajm të mirë para të rinjve në Shkodër.

“Po punojmë me ekspertët më të mirë gjerman të CDU në qeveri, që të hartojmë një plan që garanton arsim dhe punësim për rininë”, deklaroi ai.

Ai shtoi: "Nuk ka pse studentët që mbarojnë degë pa treg pune, të përfundojnë kamarierë. Me një trajnim 1 vjeçar në teknologjinë e kominikimit dhe mund të punojnë me rroga 800 mijë lekë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...