Të gjitha akrobacirat diplomatike që Rama ka kryer përtej kufirit me Kosovën, çdo hap dhe lëvizje e tij ka qenë gjithnjë kundër saj. Në mënyrën me absolute dhe pa asnjë ekuivok njohuritë e tij për Kosovën, plagën e saj, historinë e saj, dhimbjen e saj, gjakun e derdhur janë minimaliste.
Çdo hap që ka hedhur, që kur ka ardhur në pushtet ka qenë në dëm të interesave të saj dhe në favor të Serbisë. Sigurisht nuk mund të ndodhte ndryshe në qoftë se t’i i thua mik zëdhënësit të Milloshevicit dhe të përkëdhelurit të Sheshel, Aleksandër Vuçiç.
Por, mjaftojnë dy fakte ideja e shkëmbimit të territoreve dhe deklarata e Ramush Haradinajt që me lëvizjet e tij për çështjen e taksës dhe qëndrimit kundër projektit të shkëmbimit të territoreve, bllokoi një transaksion 10 miliardë euro. Për njohjen e Kosovës nuk ka dashur të dij asnjëherë dhe këtë e tregoi raportet që ai ndërtoi atje, kanalet ku u përfshi atje, bashkëpunëtorët që gjeti, por e dëshmon dhe sjellja e tij prej një adoleshenti të pandreqshëm.
Ato kanale dhe ato bashkëpunëtorë nuk u zgjodhën në mënyrë të rastësishme. Sa për instiktin e dashurisë dhe të respektit për sakrificat dhe vuajtjet sublime të Kosovës e ka treguar që nuk ka dashtë me ditur ndonjëherë. Sjellja e tij përkundrejt Vuçiç dhe Serbisë kur ka ardhur puna tek Kosova nuk ka pasur asnjë nerv dhe instikt kombëtar, nuk ia ka njohur faktin të qenit xhelat Serbisë dhe e ka trajtuar xhelatin njësoj me viktimën. Mjafton kjo për të kuptuar ndjesitë reale të këtij njeriu kundrejt Kosovës.
Asnjëherë nuk duhet harruar fakti që shkëmbimi i territoreve nuk ishte as propozim amerikan, as gjerman, ishte ide e hedhur në fillim nga ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, prandaj dhe Vuçiç ishte i dashuruar me idenë. Rendja pas saj dhe turpi që i mbuloi autorët në Samitin e Berlinit është skaner për formatin e Ramës në drejtim të Kosovës. T’i shtojmë kësaj deklaratën e Haradinajt për 10 miliard euro dhe qëndrimet e Ramës sot në Ohër, ekuacioni është shumë i qartë; Rama as nuk e njeh, as nuk e do Kosovën.