LIVE/ Burra, gra e fëmijë në protestë tek Unaza e Re: Duam dialog, nuk jemi të dhunës! Mbrojmë shtëpitë tona!

Hënë, 11 November 2019 09:14

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sot në mëngjes për të protestuar dhe mos lejuar dëbimin e tyre nga banesat dhe bizneset. Ata janë njoftuar se fadromat e IKMTS do t'u shkojnë sot për t'u shembur shtëpitë.

Fëmijët nuk kanë shkuar në shkolllë dhe iu janë bashkuar prindërve.

Njera nga zonjat shpjegoi për Syri.net se edhe ajo ka dalë në protestë edhe pse është e legalizuar dhe qeveria pretendon s e ka kompensuar.

“Si me ne të legalizuarit, si me ata të palegalizuarit, po tallen, - tha zonja. Ma kanë vlerësuar truallin 4000 lekë të vjetra! Katër mijë lekë të vjetra, aty ku unë kam invetsuar tërë jetën time, tërë mundin e jetës sime.”

Një djalë i vogël nuk mundi të fliste, por ai nuk kishte shkuar në shkollë, por u ishte bashkuar prindërve për ë shpëtuar shtëpinë e tij.

Një nga protestuesit shpjegoi sërish: Nuk jemi kundër projektit, nuk jemi kundër projektit, por nuk mund të ikim prej këtu ku kemi investuar tërë djersën tonë. Kemi paguar taksën prej 30 vjetësh! Duam dialog, nuk duam dhunë, duem të diskutojmë sepse ka zgjidhje plot.

Nuk jemi barbarë, jemi shqiptarë, jemi autoktonë dhe ai Erjon që na thotë neve barbarë, kur vetë ka ardhur andej nga fshatrat e Beratit...Nuk jemi barbarë!

Ne jemi krenarë që qëndruam para këtyre banditëve. Më akuzuan mua se kam bërë thirrje për dhunë, po ti Edi Rama që e mbushe prokurorin me plumba?! Nuk do heshtim ëpr të mbrojtur banesat tona.

Ne nuk kërcënojmë askënd, por erdhëm këtu se ishin lajmëruar forcat e bandave që të na prishin shtëpinë."

  

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...