Nga Roland Bejko
Situatat politike dhe gjeo-politike që po kalojmë tani si shqiptarë më ngjajnë identike me ato të viteve '80-'90 të shekullit të kaluar. Madie edhe më keq se atëherë.
Ja argumentat:
Edi Rama me qëndrimet e tij antikosovare dhe antishqiptare, po na paraqitet shumë larg ish udhëheqësit të fundit komunist Ramiz Alia në shumë aspekte, por veçanërisht në qasjet ndaj raportit të Shqipërisë me Perëndimin, apo në qasjen e raporteve të Kosovës tashmë shtet i pavarur, me Serbinë.
Të paktën Ramiz Alia në ditët e fundit të diktaturës komuniste për demagogji, apo si një "mea kulpa" për tradhëtinë 50 vjeçare që i kishin bërë çështjes së Kosovës që pas luftës së Dytë Botërore, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York në vitin 1990 kur sapo kishte rënë Muri i Berlinit, denoncoi ashpër genocidin e regjimit Jugosllav ndaj popullit martir të Kosovës dhe kërkoi që shqiptarët e Kosovës të kishin të njëjtat të drejta si kroatët, serbët, sllovenët, e maqedonasit.
(R. Alia është akuzuar si i implikuar në masakrën e Tivarit ku komunistët serbë vranë mijra kosovarë)
Ramiz Alia nga bindja a nga frika e pranoi (me dhimbje) rënien e Murit të Berlinit si një e mirë shpresëdhënëse për të ardhmen e "paqes së popujve" ndërsa Edi Rama, një pinjoll i ish bllokut komunist, sot pas 30 vjetësh është më zi se Ramizi. Ndërsa Edi Rama pas dështimit spektakular të hapjes së negociatave se bashku me masmediat që komandon ka nxitur te shqiptarët një urrejtje të paparë ndonjëherë kundër Perëndimit.
Prej mëse një viti Rama flet e vepron hapur pa ju dridhur qerpiku kundër interesave të popullit kosovar e atij shqiptar në rajonin e Ballkanit. Në emër të hapjes dhe integrimit në fakt po i izolon ata brenda mureve të presionit për të rënë dakord me ndarrjen apo shkëmbimin e territorit me Serbinë si kusht për tu pranuar në rajon dhe më gjerë sipas skenarit të Beogradit . E sipas tij më pas Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Kapje më flagrante se kjo e kryeministrit Shqiptar prej Serbëve që ende nuk kanë kërkuar as ndjesë publike për krimet e luftës që kanë bërë ndaj kosovarëve dhe popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë, nuk ka njohur dhe nuk do të njohë historia moderne.
E kuptoj që axhenda politike e opozitës ka ndryshuar në varësi të rrethanave të reja që janë shfaqur pas 9 detyrave të Bundestagut ndaj qeverisë Shqiptare si dhe pas kërkesave të vazhdueshme të Washinktonit për një qasje sa më institucionale të veprimeve të saj politike, por për fat të keq një monstër narcist-anormal- bipolar si ky, të vetmin veprim politik që kupton, është REVOLTA!
Ndaj dita kur Edi Rama do largohet nga pushteti do të jetë dita më e bardhë për shqiptarët kudo që janë.
Jam i bindur që ashtu si në 1990 kur përmbysën diktaturën komuniste, atyre do tu kthehet shpresa, buzëqeshja dhe entuziazmi i munguar.
Largimi i tij nga pushteti do të konsiderohet si një moment historik dhe pas kësaj shqiptarët do të marrin natyrshëm peshën dhe rolin që u takon në rajon dhe më gjerë.
Keni për ta parë.