Shqipëria, me tarifat më të larta në rajon për arsimin

Hënë, 11 November 2019 10:22

Pakti për Universitetin rezultoi vetëm propagandë, pasi nuk u mbajt plotësisht asnjë nga premtimet e bëra nga qeveria. Për gazetën Mapo ka folur drejtori i “Qendresa Qytetare”, Rigels Xhemollari i cili shprehet se studentët duhet të vijojnë presionin.

Protesta e studentëve e një viti më parë nuk ka arritur asnjënga rezultatet për të cilat u investua pasi qeveria ka “gënjyer” me premtimet e të ashtuquajturit “Pakt për Universitetin”. Një raport monitorimi i të gjitha premtimeve që qeveria Rama ndërmori në fillim të këtij viti në përpjekje për të shuar protestën masive studentore nxjerr në pah se asnjë prej premtimeve nuk është realizuar plotësisht.

Për prezantimin e këtij pakti qeveria ka harxhuar vetëm kohë televizive duke bërë propagandë, pasi problemet e studentëve vijojnë të jenë po ato që ishin para një viti kur mijëra prej tyre lanë mësimin dhe u dyndën rrugëve me pankarta kundër tarifave të larta, korrupsionit të pedagogëve, kushteve të këqija të jetesës etj.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, në një intervistë për suplementin Mapo Arsim thotë se me rënien e presionit të studentëve ra dhe angazhimi i qeverisë për plotësimin e premtimeve. Ai thotë se është e vërtetë se pati një ulje përshkallëzuese të tarifave për nivelin bachelor, por në anketën e zhvilluar nga “Qëndresa Qytetare” në tetor 2019 rezulton se 70 për qind e studentëve i cilësojnë tarifat e masterit shumë të larta.

Fakt është se Shqipëria operon tarifat më të larta për arsimin në Rajon dhe nuk ofron as shërbim cilësor për të justifikuar këto tarifa. Xhemollari analizon pse Pakti për Universitetin nuk u është përgjigjur kërkesave të protestës së studentëve.

Z.Xhemollari, “Qëndresa Qytetare” sapo ka publikuar një sondazh me studentët dhe një raport monitorimi për zbatimin e “Paktit për Universitetin”, një paketë premtimesh e qeverisë shqiptare që datoi gati një vit më parë si përpjekje për të shuar protestën disajavore të studentëve. Çfarë rezultoi nga monitorimi juaj dhe nga përgjigjet e studentëve? A i ka përmbushur premtimet qeveria në kohën dhe cilësinë e duhur?

Së pari, duhet të qartësojmë faktin që Pakti për Universitetin nuk ishte përgjigje shteruese e 8 kërkesave të studentëve, por një zotim i qeverisë për të marrë përsipër detyrime dhe afate ligjore me qëllim përmirësimin e arsimit të lartë. Pakti ka dy palë që merren vesh dhe bien dakord, qeveria dhe studentët nuk ishin palë, por marrëdhënie e një qytetarie aktive me qeverinë e saj.

Pjesa dërmuese dhe kryesore e premtimeve të “Paktit për Universitetin” jo vetëm që nuk u realizuan në afat, por nuk sollën ndryshime efektive për studentët dhe arsimin. Pra, u shpenzua shume energji, para, kohë televizive dhe pak rezultate konkrete. Nga monitorimi i Qëndresës vihet re se kurba e realizimit të premtimeve ra nëproporcion me presionin e ushtruar nga studentët.

Shqetësimi kryesor i studentëve janë tarifat e larta të studimit? Sa është reflektuar në vendimmarrjen e qeverisë ky shqetësim që ishte në fakt dhe shkëndija e protestave të vjetshme? Po studentët sa e kanë ndjerë paketën sociale të premtuar në këtë drejtim?

Shqipëria aplikon tarifa ndër më të lartat në Rajon sa u përket studimeve dhe shërbimeve administrative për studentët, tarifa që nuk justifikojnë shërbimin që marrin studentët brenda IAL-ve publike dhe në disporpocion me pagat mesatare dhe minimale të familjeve shqiptare. Rrjedhimisht protesta lindi për kërkesa ekonomike dhe këtë aspekt qeveria e neutralizoi më së miri duke reduktuar tarifën për kategorinë më të madhe të studentëve, atë të bachelor në masën 50%. Kjo paketë ulje nëpërmjet përshkallëzimit meritokratik mendoj qëështë pikërisht mjeti që u përdor për të shuar zjarrin e protestës studentore, pasiçdo studenti bachelori apo në nevojëiu shtuan disa para më shumë në xhepin e tyre në fillim të vitit akademik. Ky veprim e kaloi fokusin nga ekonomia te cilësia dhe më pas tek indiferenca studentore. Megjithatë në sondazhin që ne realizuam në muajin tetor 2019, 70% e studentëve shprehen se tarifat e nivelit master janë të papërballueshme për nivelit e tyre ekonomik.

Një nga problemet shqetësuese në arsimin e lartë shqiptar vijon të mbetet plagjiaturizmi që ka të bëjë drejtpërdrejt me nivelin e arsimit. Pse qeveria nuk po arrin të ngrejë mekanizmat për kontrollin antiplagjaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore? Kaq e vështirë është një gjë e tillë apo ka munguar vullneti?

Kontrolli antipalgjiaturë për disertacionet e titujve akademikë apo verifikimi ligjor i këtyre të fundit në terma praktikëështë një veprim mekanik i thjeshtë. Ajo që pengon procesin është vullneti politik për ta realizuar, pasi plagjiatura është e parashikuar në kod edhe si vepër penale dhe së pari qeverisë nuk i intereson një luftë me stafet akademike në këto momente dhe aq më shumë një luftë me vetveten ku kohët e fundit shumë botime të politikanëve të njohur janë cilësuar si plagjiatura dhe mendoni çfarë mund të ndodhte më tej me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit në këto raste.

Korrupsioni nëpër universitete vijon të mbetet në nivele të larta sipas studentëve të pyetur, po në disa të dhëna që ministrja e arsimit bëri publike mbi sondazhin që kjo ministri kreu me studentët nuk përmendej ky fenomen dhe pse sondazhi i plotë vijon të mbahet sekret. Sipas jush a ka reflektuar ky sondazh ndjeshmëritë kryesore të studentëve? Çfarë ndodhi në fakt me këtë sondazh që ishte një nga premtimet e qeverisë?

Si në rastin e plagjiaturave edhe për korrupsionin pedagog – student, MASR tregoi kujdes duke mos krijuar armiqësi me pedagogët, megjithëse emrat dhe çmimet e të korruptuarve u ekspozuan në rrugën e Durrësit një muaj rresht në protestë. Personalisht nuk prisja shumë nga Sondazhi Kombëtar i Studentëve që nga momenti kur lexova pyetjet e tij, dhe rezultati jo vetëm që nuk është publikuar në afatin e parashikuar, por edhe nëse do të publikohej nuk do të jepte rezultatin e pritshëm, pra krijimin e dosjeve të pedagogëve me vlerësimet e studentëve, pasi nuk pati asnjë pyetje të vetme për raste konkrete. Gjithsesi mungesa e korrektesës nga ana e MASR për ta publikuar e rreshton këtë premtim tek ato të pambajturat në afat dhe cilësi.

Posteri që publikoi ministrja Besa Shahini në rrjetin e saj social mbi këtë Sondazh është, jo vetëm mungesë serioziteti ndaj Paktit dhe publikut, por edhe shprehje e arrogancës ndaj studentëve.

Po me peshën që duhet të kenë studentët në vendimmarrjen në universitetin e tyre çfarë ka ndryshuar? A kanë ata akses apo informacion në ndarjen e fondeve? Çfarë duhet bërë në këtë drejtim?

Në muajin Mars të 2020 do të zhvillohen zgjedhjet në universitete dhe pesha e votës së studentëve do të jetë po 10% dhe pesha e votës së një pedagogu do të jetë e barabartë me atë të 340 studentëve në Universitetin e Tiranës. Megjithëse qeveria e refuzoi kërkesën e studentëve për mungesë precedenti ligjor, ne si organizatë i kemi paraqitur ministres së Arsimit precedentin eUniversitetit të Barcelonës ku pesha e votës sëstudentëve është 30% dhe atë të ligjit shqiptar për arsimin e lartë të vitit 2007 ku pesha e votës së studentëve ishte 25%. Fuqizimi i studentëve në këtë aspekt duhet të ndodhë për arsye se ne jemi një vend ku historia ka treguar se në zgjedhjet për universitete përfshihen partitë, forumet rinore, bandat kriminale. Ndaj duhet që pesha të shpërndahet dhe të shkojë te kategoria që tregoi se nuk bën të tilla kompromise.

Karta e studentit është një premtim i mbajtur thoni ju në monitorimin tuaj, por studentët në përgjithësi nuk shohin ndonjë përfitim pasi ajo nuk plotëson nevojat bazike? A po bëhet shpërndarja e kartës vetëm për propagandë ndërkohë që në vend të shërbimeve të nevojshme si ushqim e libra ofron lehtësi për argëtim?

Në fakt Karta e Studentit si dokument fizik studentor është një premtim i mbajtur nga qeveria, por në aspektin e fuqizimit me shërbime dhe produkte referuar nevojave bazike që patën studentët mendoj që ngjan më shumë me një paketë turistike për studentët. Gjithsesi kjo shpreh edhe vakumin që krijoi mungesa e dialogut mes studentëve dhe qeverisë, ku do të mund të definoheshin kërkesat e studentëve, pra jo vetëm Kartë Studenti, por respektivisht edhe 10 shërbimet kryesore që do u lehtësonin disi jetën studentëve.

Organizata juaj prej vitesh monitoron arsimin dhe kryen matje në terren me sondazhet e zhvilluar me studentët. Nëse do të mund të flisnit në mënyrë krahasimore sipas raporteve të çdo viti çfarë ka ndryshuar në arsimin shqiptar? A mund të themi që jemi në vendnumëro pavarësisht premtimeve dhe protestave të studentëve?

Arsimi në Shqipëri ka pasur dinamika për shkak të ligjit të ri dhe protestave të studentëve.

Vendimmarrja dhe politikat qeveritare që janë ndërmarrë vitet e fundit në arsim nuk janë bazuar në evidenca, analiza dhe strategji por kanë qenë emocionale, emergjente dhe të momentit duke sjellë pasoja negative për universitetet, duke dëmtuar sistemin meritë -preferencë dhe duke transferuar korrupsionin nga privatet e mbyllura në universitetin publik.

Së fundmi, dua të theksoj që vetë institucioni i protestës si mjet demokratik për të fituar përkundrejt qeverive mbetet i pacenuar. Mësimi për çdo grup shoqëror që fiton një Pakt apo zotim nga qeveria është vijimi i qëndrueshmërisë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

***

Detaje në shifra:

10% është pesha e votës së studentëve në zgjedhjet që do të zhvillohen në universitete. Pesha e votës së një pedagogu do te jetë e barabartë me atë të 340 studentëve në Universitetin e Tiranës

70% e studentëve shprehen se tarifat e nivelit master janë të papërballueshme për nivelit e tyre ekonomik gjatë anketës së realizuar nga Qëndresa Qytetare në Tetor 2019

54.3% e studentëve mendojnë se ndërhyrja e qeverisë në konvikte ka qenë sipërfaqësore. 18.2% e tyre pohojnë se ka qenë një ndërhyrje që ka përmirësuar disi godinat por ende mungojnë kushtet bazë të tyre
83% e studentëve shprehen se Kontrolli Anti-plagjiaturë në universitete është emergjent dhe i nevojshëm

57.1% e studentëve nuk ndihen të përfaqësuar nga Këshillat Studentore. Vetëm 24.3% e studentëve ndihen të përfaqësuar nga këto struktura, ndërsa 18.6% janë indiferentë ndaj kësaj çështje

49% e studentëve pohojnë se fenomeni i korrupsionit pedagog – studentet qëndron në të njëjtat nivele si para ashtu dhe pas protestës studentore. Forma më e përhapur e shfaqjes së tij është pagesa në këmbim të notës (51%)

5% e studentëve e kanë klikuar rregullisht bibliotekën online ulibrary.rash.al, ndërsa 52.2% e studentëve nuk e kanë klikuar asnjëherë bibliotekën digjitale

50% e studentëve shprehen se shërbimet e ofruara nga Karta e Studentit nuk përputhen me nevojat e tyre bazike.

https://gazetamapo.al/wp-content/uploads/2019/11/tabela-fq-3-anglisht-768x400.jpg 768w, https://gazetamapo.al/wp-content/uploads/2019/11/tabela-fq-3-anglisht.jpg 1136w" sizes="(max-width: 640px) 100vw, 640px" style="box-sizing: border-box; margin: 0px; padding: 0px; border: 0px; font: inherit; vertical-align: baseline; max-width: 100%; height: auto;">

Login to post comments