LIVE/ Lulzim Basha nis bashkëbisedimin me biznesmenët e Durrësit

Hënë, 11 November 2019 11:26

“Sektori i biznesit në Shqipëri është në luftë për mbijetesë, rezultat i politikavë të dështuara të kësaj qeverie të cilat kanë goditur si biznesin e vogël ashtu dhe biznesin e madh”. Kështu deklaroi lideri i opozitës Lulzim Basha nga Durrësi në një takim me bizneset teksa parashtroi edhe vizionin e tij dhe të opozitës për zhvillimin e biznesit.

Basha theksoi se një biznes i suksesshëm është prosperitet për vendin.

“Ju po mbyteni nga efektet e rritjes së taksave, rritjes së kostos dhe korrupsionit të kudogjendur të cilat kanë shkaktuar një klimë biznesi më të keqen në rajon, më të keqen në Europë, sipas matjeve më të fundit të BB dhe matjeve më të sakta që janë matjet tuaja si punëdhënës dhe janë matjet e punëmarrësve, qytetarëve shqiptarë të cilët goditen dpd nga pamundësia e biznesit për të hapur vende pune. Në kontrast me këtë qeveri për mua një biznes i çliruar, i rimëkëmbur dhe i fuqizuar është një zemër të vizionit tonë për Shqipërinë. Ju keni aftësitë, ju keni gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses, për të qenë shtyllë e zhvillimit dhe prosperitetit të vendit. Ajo që ju duhet është një qeveri që ju kupton, një qeveri që ju mbështet, një qeveri që ju jep pak ndihmë kur e keni nevojën për këtë ndihmë. Një qeveri që nuk është aty për tua bërë jetën më të vështirë por për tua bërë më të lehtë. Për këtë arsye ne jemi të përkushtuar për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe për krijimin e kushteve të barabarta të barazisë para ligjit, konkurrencës së ndershme, aksesit të barabartë në treg, në tendera, në prokurime publike, kjo është në zemër të platformës sonë. Me anë të kësaj duam t’ju shohim të keni sukses, të fuqizoheni, të punësoni, të rriteni sepse një biznes i fuqishëm është prosperitet për vendin”, deklaroi Basha.

Ai tha se për një kohë shumë të gjatë, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqyteti i krimit në Ballkan duke ftuar bizneset e sipërmarrjet që të bëjmë gjithçka së bashku që ta kthejmë në kryeqytetin e biznesit në Ballkan.

Modifikuar më Hënë, 11 November 2019 11:45

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...