Kryetari i opozitës Lulzim Basha u ka shpjeguar biznesmenë të Durrësit gjatë takimit me ta, se premtimi i PD-së për një pagë minimale prej 300 eurosh për punëtor nuk i nxjerr ata me humbje, por me fitim.
“Nëse une them rroga paga minimale 300 euro, e them që punëmarrësi të mos vijë i traumatizuar në punë. Një rrogë minimale që garanton së paku minimumin jetik, ul nivelin e stresit dhe rrit produktivitetin. Nuk del asnjë biznes me humbje, por me fitim.
Në vend që këto para të përfundojnë në xhepat e “kalçetos” të përfundojnë në xhepat e punëmarrësve shqiptarë.
Kështu ne i japim shanse rinisë shqiptare të mos largohet, se do të marrë një pagë minimale 300 euro, i jepet një shans për të jetuar në Shqipëri me një perspektivë.”