Reformë e Dvoranit dhe Grushti i Shtetit vazhdon

Hënë, 11 November 2019 14:49

Ajo që nisi si një reformë e madhe, e cila do të rikthente besimin e shqiptarëve në sistemin e drejtësisë, apo që do të vendoste në shinat e funskionimit të shtetit ligjor këtë vend është duke përfunduar në një grusht shteti të vërtetë, pasi u karakterizua prej 6 vitesh në një farsë ordinere të udhëhequr nga Rama dhe Rilindja e tij.

Me atë që bëri sot Kuvendit i Shqipërisë vërtetoi edhe një herë se se gjithçka ka ecur sipas një plani të përgatitur mirë për kapjen e të gjithë sistemit të drejtësisë.

Gjithccka nisi me aktin e lënies jashtë të opozitës shqiptare kur u miratuan aktet nënligjore të ligjeve të reformës në drejtësi. Rilindësit bënë gjithçka me ato akte sa që e zhbënë të gjithë atë reformë, e cila ishte miratuar me unanimet të plotë, i paparë ndonjëherë, natën e 22-23 korrikut 2016.

Pastaj vazhdoi me me zgjedhjen e Arta Markut si PPP, Prokurore e Përkohshme e Përgjithshme, që vetëm e tillë nuk rezultoi. Në një seancë të karakterizuari nga tymi e flakë PPP-u Arta Marku u betua në Kuvend, formalisht se do t;i shërbente vendit por faktikisht se do t’i shërbente deri në fund Edi Ramës dhe bandës së tij. Dhe Marku e ka bërë diçka të tillë më mirë se kushdo tjetër.

Pastaj plani vijoi më zgjedhjen e Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai ishte një tjetër besnik i partisë që do të  ndihmonte në implementimin e planit për të kapur ccdo institucion të drejtësisë së re. Ibrahimi u zgjodh totalisht në kundërshtim me konsensusin që u arrit se askush prej atyre që kishin punuar për hartimin e reformës nuk do të bëheshin pjesë e institucioneve të saj. Por Rama nuk mund të mos e linte Ibrahimin pa e vënë në një prej institucioneve më të rëndësishme. A është hallkë kycce e planit të tij.

Dhe vijmë të akti i sotëm. Mazhoranca, e ndihmuar nga disa palo deputetë aty, bëri një akti të vërtetë sulmi dhe puci institucional kundrejt Kushtetutës dhe Presidentit të Republikës. Pasi bënë gjithçka që të vinin në krye të listave të KED, me ndihmën e Dvoranit shërbëtorit më të suksesshëm të ‘Ramaformës, të gjithë ata kandidatë që donin, tashmë rilindësit po shkelin hapur Kushtetutën duke i zgjedhur për në Gjykatë Kushtetuese të gjithë ata të vetët.

Kështu që me Dvoranin Rama e nis dhe e bitis planin e tij ogurzi. E gjithë ajo që u quajt si reforma më e rëndësishme e Ramës përfundoi ne një “ramaformë”, e cila po mëton të sjellë në vend një sistem drejtësie edhe më të rrezikshëm sesa ai që patim: Një sistem që i shërben një bande kriminale. /55neës.al/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...