Protestoi kundër Borchardt/ Arrestohet nëna 70-vjeçare nga Unaza e Re, çfarë po ndodh?

Hënë, 11 November 2019 15:07

Vijon terrori i jashtëzakonshëm ndaj banorëve të Unazës së Re. Dhunë, provokime, arrestime e shantazh po ushtrohet ndaj këtyre heronjve të demokracisë shqiptare prej kohësh tashmë.

Qeveria dhe falangat e saj pas provokimit të rëndë që para pak ditëve, duke dërguar Fadromat e IKMT-së dhe pretendojnë të nisin aksionin për shembjen e banesave ka vijuar me arrestimet tek banorët e Unazës.

Ditën e sotme është njoftuar se është vënë në pranga Lefterie Duraku, 70 vjeç. Ajo k a protestuar fuqishëm kundër atij gjesti të tmerrshëm dhe shumë ordiner të atij që e quan vetën ambasador i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Arrestimi i kësaj nëne je të mrekullueshme na shpie edhe një herë te pyetja që ngritëm para pak ditësh kur u dërguan fadromat e IKMT.

Mos vallë pas kësaj dhune ndaj Unazës së Re dhe arrestimit të qytetarëve fshihet pikërisht Borchardt?! Mos është një hakmarrje primitive e tij?!

Zoti ambasador duhet të japë një sqarim në lidhje me këtë?!

Duhet të kemi një shpjegim se pse qeveria nuk ka guxuar kundër Unazës prej një viti tashmë dhe që prej ‘gishtit’ të famshëm të Borchardt është rritur presioni dhe dhuna. Që kur banorët e Unazës protestuan kundër ambasadori të OSBE-së, Borchardt, duke kërkuar largimin e tij për gjestin e turpshëm që bëri ndaj vajzave dhe grave, duke u treguar gishtin, ccfarë ka ndodhur?

Sqarimin po e presim nga Borchardt! 55news.al

0b4b309e-d9ba-481a-b70c-2b9de6c4cae4.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...