Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar banorët e Unazës së re të dhunuar në mënyrë barbare nga policia në orët e para të mëngjesit.
Duke folur për gazetarët, Basha u shpreh se dhuna ndaj banorëve të unazës së re është bërë me qëllim për të mbuluar vjedhjen 40 milionë euroshe të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Pasi ka vizituar banorët e Astirit, të dhunuar nga Policia e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryetari i PD Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera tha:
Zoti Basha, a do të shkoni t’i ndiqni nga afër banorët e Astrit pas kësaj vizite që bëtë në spital?
Basha: Opozita ka qenë ëdhe është në krah të qytetarëve të Astirit. E kemi ndjekur gjatë gjithë kohës mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot, ndodhemi në krahun e tyre.
Opozita ka qenë dhe është me ta njësoj si ata, pa asnjë privilegj, pa asnjë imunitet, pa asnjë mandat. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur , shumë të tjerë janë dhunuar.Ndaj opozita është njësh me qytetarët jo thjesht dhe vetëm për shtëpitë e tyre, por për të mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën, interesin publik dhe bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit para ligjit.
A ju kanë penguar për të takuar të plagosurit?
Basha: Fillimisht mora informacion se mund të ishte e vështirë takimi i tyre dhe vetëm pasi dërguam paralajmërime të qarta se nuk mund të pengojnë askënd aq më pak përfaqësuesit politikë të opozitës, kryetarin e opozitës, erdha dhe arrita t’i takoj lirisht. Brenda po marrin trajtim mbi 8 të plagosur, 3 në repartin e emergjencës. Takova tre personat në repartin e emergjencës. Ishim me plagë dhe trauma të marra nga goditjet dhe nga gazi.