Ish-kryeministri Berisha, ka demaskuar edhe njëherë projektin Vuçiç-Rama të Mini Shengenit Ballkanik, që në fakt sipas tij nuk është gjë tjetër qëllimi i zhdukjes kriminale të Kosovës nga harta e rajonit dhe gllabërimi i saj nga Serbia.
Ish-kryeministri ka postuar edhe një foto të Vuçiçit, Ramës dhe Zaevit me foton e hartës së Mini Shengenit Ballkanit ku Kosova ndodhet brenda Serbisë
‘Harta e Minishengenit të armiqve të kombit shqiptar serbomadhit Vuçiç dhe vasalit te tij Zografit Bis provon se qëllimi i tij është zhdukja kriminale e Kosovës nga harta e rajonit dhe gllabërimi i saj nga Serbia! Sb’-shkruan Berisha.