Më shumë se 760 kilogramë kokainë, e nxjerrë nga dallgët e detit, është gjetur në disa plazhe në jug-perëndim të Francës gjatë javëve të fundit.
Droga mendohet të ketë një vlerë në 60 milion euro, ndërsa u gjet në disa plazhe, përfshirë edhe Capbreton Le Proge.
Nuk dihet ende se si droga përfundoi në plazhe, ndërsa policia ka nisur hetimet, duke paralajmëruar këdo që gjen pako të tilla, pasi përdorimi i saj mund të çojë edhe në mbidozë, për shkak të pastërtisë shumë të lartë.