Kapja politike e AMA-s/ Kush është njeriu i Veliajt që merr postin e kryetarit

Tuesday, 12 November 2019 19:38

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron se, Maklen Misha, njeri i afërt me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, po përgatitet për tu emëruar në krye të AMA-s.

Përmes një reagimi në Facebook, teksa citon edhe mesazhin e një qytetari, Berisha shprehet se, kjo është një provë tjetër që dëshmon kapjen politike të AMA-s.

“Prova të reja qe deshmojne kapjen politike te AMA nga Edvin Mafia dhe Lal Plehu!”, shkruan ish-kryeministri, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.

 

“Pershendetje Dr,Maklen Misha te cilin Rama ka perzgjedhe per per kryetar te AMA si kukull te tije eshte gjithashtu keshilltar tek Olta Xhacka dhe teper i afert me Fugen dhe Lal Plehun dhe si ç’deshmon kjo foto shihet se Maklen Misha, i renditur i dyti ne listen e deputeteve te G99 ne qarkun Korce.

Ky fakt tregon plotesisht se Maklen Misha eshte partner i ngushte i Erion Veliajt dhe marionete e tij. Nderkohe Ben Blushi i Teleblushit eshte kushuri i Pirro Mishes”.

Image

Në muajin Tetor, Kuvendi i Shqipërisë hapi garën për paraqitjen e kandidaturave për të marrë drejtimin e Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, si edhe zgjedhjen e dy anëtarëve që iu ka skaduar mandati në bordin e AMA. 

Kryetarit aktual, Gentian Sala i përfundoi mandati më 6 nëntor 2019, dhe siç e kërkon ligji në vend të tij Kuvendi duhet të zgjedhë një pasues, i cili nëse qeveria Rama miraton paketën e shumë-përfolur “Anti-Shpifje”, përveç televizioneve dhe gazetave, do të ketë në dorë edhe portalet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...