Kandidatja për Prokurore të Përgjithshme, Fatjona Memçaj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Këshillit të Lartë të Prokurorisë si kandidatja e dytë në garë për prokurorin e ri të Përgjithshëm.
Teksa bëri një prezantim të eksperiencës së saj gjatë këtyre viteve në sistemin e drejtësisë, Memçaj prezantoi edhe platformën e saj se si do ta ushtrojë ajo detyrën nëse do të zgjidhet kryeprokurore.
Ndërkohë pyetjes së një prej anëtarëve të KLP-së Tartar Bazaj nëse Memçaj do të vinte në përgjim një koleg të saj, nëse kishte dyshim se ai shkelte ligjin, ajo iu përgjigj se jo.
Bazaj: Do të vendosni ta vini në përgjim një prokuror apo anëtar të KLP nëse dyshoni se ai ka shkelur ligjin?
Memçaj: Ju falënderoj zoti Baze. Është një pyetje, pasi pavarësisht specifikimit, ju thatë? A do të guxojë që unë ta shkel ligjin. Unë e gjykoj veten se jam prokurori i mirë që të mos shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike.
Do të thotë se ligjin e quaj të shenjtë. Shkeljen e tij nuk ja lejoj vetes ta bej. Aq më shumë aty ku ka të bëjë me të drejtat e interesave të individit. Prokuroria shqiptare deri me tani është sulmuar për këtë qe nuk respekton te drejtat e njeriut.
Po akuzohemi se favorizojmë te fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe nëse e bëj unë i them çdo qytetari se po ke të drejtë të shkelni ligjin.