Takimi në Sarandë/ Qytetari-Bashës: Kam me tesëren e PS, por jugu kërkon rotacion

E Enjte, 14 November 2019 13:01

“Ne jemi të majtë, po ju kemi mbështetur z. Basha!”- Një biznesmen i Sarandës e ka kërkuar me ngulm fjalën sot në takimin që kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillonte me operatorët turistë të qytetit.

Ai quhej Zano Çulli dhe ngriti problemin e madh të mungesës së infrastrukturës në Sarandë, që po çonte në varfërimin e qytetit dhe shitjen e banesave, duke theksuar sesa i zhgënjyer kishte mbetur nga qeverisja e PS-së, duke filluar që nga emigracioni i detyruar i katër fëmijëve të tij me arsim të lartë e duke përfunduar tek mashtrimi më i fundit.

Me ironi, Çulli përmendi ditën kur ish-ministri Damian Gjiknuri, “i vuri të hidhnin valle me Babanë e Teqesë” për rrugën e re që gjoja do të ndërtohej atje.

Ndiqni fjalën e tij, që u ndoq me vëmendje të madhe sot:

“Na lejoni dhe ne që jemi të majtë po ju kemi mbëhstetur, z.Basha, të themi dy gjëra.

Mirëseerdhe! Unë jam Zano Çulli, kryeplak i lagjes “Baba Rexhepi”.

Me pesë fëmijë. Katër fëmijë me arsim të lartë m’i larguan nga Shqipëria. Jam marrë me biznesin e ndërtimit dhe jam edhe femer. Jam njeri punëtor.

Biznesi i ndërtimit këtu në Sarandë ka kapitulluar ku 70% e popullsisë punon në ndërtim. Janë 2 a 5 firma që leja e ndërtimit do të merret vetëm tek firma Fusha në Tiranë. Firma Fusha.

Po të them këtu se të vesh sot tek agjencia nuk gjen një punëtor, jo të ri. Dhe kemi vënë shtëpitë, e gjithë kurorë e qytetit është vënë në shitje se mungon infrastruktura, mungon uji, mungon rruga, kur këto vila janë bërë jetën në Greqi e nuk i shfrytëzojnë dot kur Sarandën e preferojnë tërë turistët e botës. I marrin turistët i çojnë në Syrin e Kaltër, rruga e paasfaltuar. Në Lëkurës po ashtu.

Ky qytet është drejt shkatërrimit.

Gjithë rrugët, shkallaret që bënë, rrëshkasin pleqtë. I shkulën gjithë historinë këtij qyteti. Tani do bëjnë një shëtitore; erdhi firma Fusha, që do të heqë ata gurë që janë dhe një foshnje e vogël do ikë nga karrocë e do bjerë nga shkallët drejt e në det.

Vjen firma Fusha me kazëm dhe me skrep dhe prish gjithë historinë e këtij qyteti.

Ne duam ta zgjerojmë këtë qytet. Unë jam në një lagje – foli shumë mirë ai për ndarjen administrative – ku teqeja e këtij qyteti është në territorin e Himarës!

Atje është sot. Vemi ne i kërkojmë për plazh, kam bërë shtëpi, kam investuar atje, por për të marrë plazhin, duhet ta marrësh në Himarë më thonë. Kjo ndarje administrative këtu është bërë gabim.

Lagja nr.4 e qytetit a do t’i kthehet qytetit bashkë me territorin që është? Po ta kërkoj ty!

E dyta, të ftoj të vizitosh Teqenë. Të ftoj hajde shikoje, vizitoje. Se këta erdhën e na sollën një projekt atje, Gjiknuri, – na vuri edhe me Babain e hodhëm valle, se po bëhet rruga - dhe na gënjyen!

Hajde shikoje se çfarë bëhet në gjithë rrugët e qytetit. E gjithë periferia është pa rrugë, kanë dalë shtëpitë në shitje.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...