Arta Marku mbledh këngë popullore për veten e vet

E Enjte, 14 November 2019 14:57

Këto dy ditë çfarë nuk na kanë dëgjuar veshët. Idiotësira të tilla juridike nuk do të mund t’i dëgjosh në ambiente kafenesh, ku njerëz të thjeshtë mëtojnë të bëjnë ndonjë diskutim e jo në institucionet më të rëndësishme të vendit.

Arta Marku sot e vërtetoi edhe një herë atë që është, një njeri pa asnjë lloj skrupulli dhe nuk ndalet para asgjëje, qoftë kjo edhe nga ato ccudirat që të lënë me  gojë hapur.

Pak ditë para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përpilonte listën përfundimtare të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku ka dorëzuar një dokument të pazakontë. Ajo na paskësh realizuar, sipas saj në mënyrë individuale, me anë të telefonatave, një sondazh sipas të cilit mbi 3000 njerëz do të preferonin që ajo të zgjidhej Prokurore e Përgjithshme.

Kjo gallatë është sa për të qarë edhe për të qeshur. Kjo zonjë që drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme si PPP, në një kohë kur Shqipëria u mbyt me drogë nuk bëri asnjë arrestim, në momentin kur në Shqipëri është instaluar një bandë në pushtet që vjedh vota askënd nuk ka çuar para drejtësisë, në një kohë kur bandat kanë zaptuar qytetet kryesore në vend për këtë zonjën nuk ka asgjë të çuditshme.

Madje ne mendonim se ka pasur vetëm një detyrë, atë të bërjes të proceseve politike për opozitarët por paskësh pasur edhe një detyrë të madhe: Mbledhjen e këngëve popullore për veten.

Në një prej atyre këngëve duhet edhe të ketë pasur ndonjë me këto vargje:

Arta Marku prokurore, me korrupsionin dorë për dore

Me korrupsionin dorë për dore

I këndon Arta Marku këto këngë, edhe për pak kohë. Tatëpjeta që kanë marrë i bën që të arrijnë në nivele të tilla marrëzie.

Modifikuar më E Enjte, 14 November 2019 16:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...