Braimllari: Edi Rama dhe Ardian Vorani, grup të strukturuar kriminal për të kapur Gjykatën Kushtetuese

E Enjte, 14 November 2019 15:34

I ftuar në Syrit TV, Sekretari i Përgjithshëm I LSI, Endrit Braimllari ka folur mbi situatën në Gjykatën Kushtetuese. Ai e ka cilësuar veprimin e Arta Vorpsit për t’u betuar tek noteri si anti-kushtetues.  Veprimi i Vorpsit sipas Braimllarit është ideuar nga Edi Rama dhe Ardian Vorani, të cilët të dy bashkë sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI kanë ngritur një grup të struktuar kriminal për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe rrënuar shtetin e së drejtës në Shqipëri.

‘Kjo  është përpjekja për të kapur në rastin më të mirë Gjykatën Kushtetuese nga Edi Rama. Krijimi i një Gjykate Kushtetuese të pavarur, e cila respekton shtetin e së drejtës, është tmerri i vërtetë i Edi Ramës. Sepse ai kërkon ta kapë këtë institucion me qëllim që të thellojë paligjshmërinë e tij, duke filluar këtu nga ligji për Teatrin, duke vazhduar më pas me koncesionet e tij klienteliste dhe korruptive, etj që janë një paketë ligjesh që vërtetë janë shkelje e rëndë e Kushtetutës. Pra kjo përpjekje e Edi Ramës nëpërmjet Ardian Voranit dhe një grup të njerëzve të tij të cilët po sillen vërtetë si një grup i strukturuar kriminal. Drejtohet nga Edi Rama, kalon më pas te i zgjedhuri i KeD Ardian Vorani dhe më pas me lëvizje të pakuptimta dhe betimeve me veten e vet të këtyre kandidatëve të Rilindjes.

Ajo çka ka ndodhur sot me znj. Vorpsi është e paprecedentë dhe tregon qartë që përpjekja e Edi Ramës, e këtij grupi të strukturuar kriminal që kërkon të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë themelet e shtetit të së drejtës në vend, e ka detyruar zonjën në fjalë të bëjë një betim te noterja. Është një procedurë që vetëm ajo dhe grupi i saj i Rilindjes mund ta kuptojë. Në fakt ajo ka bërë një betim dhe betimi i saj është në zyrat e Rilindjes, në Kryesinë e Rilindjes, madje jo vetëm betuar por edhe falur te ata. Kjo është filozofia e Edi Ramës. Ajo thjeshtë ka bërë aktin te noterja dhe se kjo nuk mund të zëvendësojë institucionin e Presidentit të Republikës.

Sot besoj janë më të qartë edhe ndërkombëtarët nga kjo lloj lëvizje.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...