Që prej orëve të para të mëngjesit një numër i madh policësh janë vendosur përgjatë rrugës, që tek ish-sheshi “Shqiponja”, duke bllokuar rrugën e Unazës. Aksioni pritet të shoqërohet me përplasje të ashpra mes banorëve dhe punonjësve të IKMT e policisë.Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka shembur mëngjesin e sotëm dy banesa të tjera në zonën e Astirit, që preken nga projekti i Unazës së Re. Por aksioni ka nisur prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa zona është blinduar nga policia, për shkak se mund të shoqërohet me përplasje, pasi banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Megjithatë, punonjësit e IKMT kanë arritur të shembin dy banesa dy katëshe, ndërsa kanë publikuar edhe pamjet e aksionit.
“IKMT ka prishur sot dy objekte dy kateshe ne zonen e “Astir”…”, thuhet në njoftimin e IKMT.